Categories: sport

Dua të kërkoj falje”, Lisandro Martinez zbut qëndrimin pas bisedës me drejtuesit e Man Unitedit

Lisandro Martinez ka kërkuar ndjesë për komentet e bëra pas disfatës së Manchester Unitedit kundër Atletico Madridit, ku ai vuri në pikëpyetje ambiciet e drejtuesve të klubit në merkaton e transferimeve.

Të lidhura

None found

Mbrojtësi argjentinas njoftoi se është takuar me drejtuesit e Manchester Unitedit dhe trajnerin për të diskutuar hapur situatën e krijuar pas ndeshjes së së martës.

Martinez shpjegoi përmes një postimi në rrjetet sociale se zhgënjimi i shkaktuar nga humbja ndikoi në mënyrën dhe momentin e shprehjes së mendimeve të tij.

“Sot zhvillova një takim me drejtuesit e klubit dhe trajnerin. Ishte një bisedë shumë pozitive, në të cilën patëm mundësinë të ndanim këndvështrimet tona dhe të flisnim hapur për atë që ndodhi pas ndeshjes së së martës”.

“Humbja më zhgënjeu dhe më bëri të flisja për atë që ndieja në një moment dhe vend që ndoshta nuk ishin të përshtatshëm. Për këtë arsye, dua të kërkoj falje”.

“Manchester Unitedi është më i fortë kur të gjithë jemi të bashkuar. E pranoj se fjalët e mia në atë moment nuk ndihmuan për ta ruajtur këtë unitet”.

“E di se çdo pjesëtar i Manchester Unitedit po jep maksimumin për të përmbushur synimin tonë të përbashkët: t’i sjellim suksesin që ky klub dhe tifozët e tij e meritojnë”.

“Tashmë që kjo çështje është pas nesh, vëmendja jonë është tërësisht te sigurimi i fitoreve së bashku”, thuhej në deklaratën e Martinezit.

Man Unitedi do të përballet me Leeds Unitedin në Ligën Premier gjatë fundjavës.

të fundit

Consequences of the protest at the border? Ermal Hasimja: I was escorted to the supervisor at Rinas, Eda Grimci publishes document on the exit refusal

Pjesëmarrja në protestë dyshohet se ka nisur të ketë pasoja për disa persona edhe sa i përket procedurave të daljes…

54 minutes ago

Two months after failed execution, injuries of 50-year-old who survived two lethal doses remain unknown

Avokatët e Christa Pike, 50-vjeçares që i mbijetoi një ekzekutimi të dështuar në shtetin e Tennessee-s, kanë kërkuar ndërhyrjen urgjente…

54 minutes ago

KEK mobilizes to bring B1 block back into operation, workers continue work until late hours

Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ka publikuar pamje nga angazhimi i punëtorëve për rikthimin në operim…

54 minutes ago

Ardita Sinani: November, between historical memory and responsibility for the national future

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka marrë pjesë në pritjen solemne të organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, me…

54 minutes ago

KEK mobilizohet për kthimin e bllokut B1 në funksion, punonjësit vijojnë punën deri në orët e vona

Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ka publikuar pamje nga angazhimi i punëtorëve për rikthimin në operim…

59 minutes ago

Përse udhëtarët me përvojë e fusin letrën higjienike në fund të valixhes

Ky produkt i zakonshëm mund të ketë disa përdorime praktike gjatë udhëtimit, për të cilat ndoshta nuk keni menduar më…

59 minutes ago