Categories: sport

Barcelona shqyrton mundësinë për të transferuar yllin e Manchester Unitedit

Barcelona po ndjek me vëmendje situatën e Lisandro Martinezit dhe mund të përpiqet ta afrojë mbrojtësin argjentinas pa pagesë në verën e vitit 2027, bëri të ditur gazetari i Sky Sport, Sacha Tavolieri.

Të lidhura

None found

E ardhmja e 28-vjeçarit është diskutuar me agjentin e tij, veçanërisht pas kritikave të adresuara drejtuesve të Manchester Unitedit pas disfatës 2-0 ndaj Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve. Sipas raportimeve, përfaqësuesi i Martinezit u ka përcjellë sinjale klubeve që interesohen për mbrojtësin.

Megjithatë, situata u qetësua më vonë. Martinez kërkoi falje pasi zhvilloi bisedime me trajnerin Michael Carrick dhe drejtuesit e klubit.

Klubi katalunas e ka ndjekur prej disa vitesh profilin e mbrojtësit argjentinas dhe e konsideron atë një futbollist me vlera. Për këtë arsye, transferimi i tij në “Camp Nou” mbetet një alternativë që Barcelona po e vlerëson.

Martinez u transferua te Manchester Unitedi në vitin 2022. Marrëveshja e tij përfshin gjithashtu një opsion për zgjatje me një vit, të cilin mund ta aktivizojë klubi anglez. Për rrjedhojë, largimi i argjentinasit si lojtar i lirë në vitin 2027 nuk është ende i sigurt.

Fitues i Kupës së Botës me Argjentinën, Martinez shihet si një prej mbrojtësve kryesorë të Manchester Unitedit. Sidoqoftë, ngjarjet e fundit kanë rikthyer pasigurinë lidhur me vazhdimin e tij në klub.

të fundit

Formacioni i spikatur i javës së 7-të në Superiore, nga lojtarët te trajneri më i mirë

Formacioni i javës, Abissnet Superiore“Abissnet Superiore” mbylli javën e 7-të të të dielën, me dy ndeshjet Vora 4-1 Partizani dhe…

1 second ago

Mickoski kërkon fitore përfundimtare në Bërvenicë dhe premton përgjegjësi ndaj qytetarëve

Kryeministri dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se fitorja në Bërvenicë sjell edhe përgjegjësi të mëdha ndaj komunës…

14 minutes ago

Tension at student protest in Vlorë/ Police enter the auditoriums of “Ismail Qemali” University and line up at the Faculty of Technical and Natural Sciences

Protesta studentore në Vlorë është shoqëruar me tensione. Efektivë policie janë futur në auditore, duke shkaktuar frikë e terror te…

15 minutes ago

High school and university students in front of the Ministry of Education, young people: They are stealing our future

Për të shtatën ditë radhazi, gjimnazistë dhe studentë janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit, duke vijuar protestat me kërkesën për…

16 minutes ago

Attempts to take his phone / Head of Public Order argues with journalist Stafa! What are you filming for? (VIDEO)

Shefi i Rendit në Policinë e Tiranës, Kongres Metushi, ka sulmuar gazetarin e News24, Osman Stafa, duke e penguar që…

16 minutes ago

VIDEO/ Rama shpërbleu policët, e reja u drejtohet efektivëve në protestë: Ju duket bukur që do merrni 2 mln lekë, po na helmoni!

Këtë të hënë, kryeministri Edi Rama, deklaroi se çdo efektiv është në frontin e protestës, do të shpërblehet me 2500…

17 minutes ago