Paraqitja vendimtare e Drilon Hajrizit në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve i siguroi basketbollistit të Trepçës titullin e lojtarit të javës në FIBA Europe Cup.
Trepça fitoi 91:70 në transfertën ndaj Batumit, në Gjeorgji, duke marrë fitoren e tretë radhazi në Grupin A. Hajrizi ishte ndër lojtarët më të spikatur të takimit, të cilin e përfundoi me indeks loje 30, falë 29 pikëve, 8 kërcimeve dhe 7 asistimeve.
None found
Pas xhiros së katërt, ai u përfshi mes pesë kandidatëve për basketbollistin e javës dhe u shpall fitues nga votat e tifozëve. Hajrizi mori 86 përqind të votave, duke kryesuar bindshëm në përzgjedhje.
Pas katër ndeshjeve, Trepça renditet e dyta në grup me 7 pikë. Mesatarja e Hajrizit në këtë garë është 12 pikë, 5 kërcime dhe 3 asistime për ndeshje.
Avokati i njohur Saimir Vishaj, ndodhet në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe është i intubuar në Spitalin e Traumës.…
Regjisori i njohur amerikan Michael Mann është plagosur aksidentalisht me armë zjarri në një poligon qitjeje në Los Angeles, të…
Dy persona, një burrë dhe një grua, kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu gjatë natës një…
Kryeministri dhe lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, reagoi me një postim në Facebook pas humbjes së kandidatit të koalicionit "Maqedonia…
Bekim Blakaj, nga Fondi për të Drejtën Humanitare, ka vënë në dyshim mandatin e grupit punës që po harton strategjinë…
Viola von Cramon, ish-raportuese e Parlamentit Evropian për Kosovën dhe kandidate e Bundestagut për Göttingenin, ka mirëpritur lajmin se Lista Studentore…