Shorti i raundit paraeliminator të Ligës së Kampionëve në futsall është tërhequr dhe Drenica, si kampione e Kosovës, është vendosur në Grupin D.
None found
Në Nyon të Zvicrës, UEFA organizoi sot, të mërkurën, shortin për edicionin e ri të kësaj gare, ku përfaqësuesja kosovare kuptoi emrat e kundërshtarëve që do ta presin në skenën evropiane.
Në këtë grup, Drenica do të ndeshet me Ujpest FC nga Hungaria, S.S. Murata nga San Marino dhe Sakarya Karasu 1933 SK nga Turqia.
Skuadra nga Kosova do të kërkojë ta kalojë me sukses këtë etapë, në përpjekje për të siguruar kualifikimin në “Main Roun” të Ligës së Kampionëve, edhe pse përballjet pritet të jenë të forta.
Takimet e raundit paraeliminator do të luhen me format turneu, në një vend të vetëm organizues, përgjatë periudhës 25-30 gusht 2025, ndërsa secila skuadër do të zhvillojë tri ndeshje.
Kalimin në raundin kryesor të Ligës së Kampionëve do ta sigurojnë fituesit e tetë grupeve, aty ku më pas do t’u bashkohen edhe ekipet me koeficientin më të lartë të UEFA-s.
Në varësi të numrit final të skuadrave pjesëmarrëse, ekziston mundësia që të avancojnë edhe disa prej ekipeve të renditura në vendin e dytë me bilancin më të mirë.
Pas shortit, kampionët e Kosovës do të nisin përgatitjet për këtë raund paraeliminator, me synimin që ta përfaqësojnë sa më mirë futsallin kosovar në arenën evropiane.
Këtë të mërkurë, kryeministri Edi Rama, ka përsëritur edhe sot ftesën për dialog me studentët. Megjithatë, Rama nuk ka ndryshuar…
Ekspertët e sigurisë paralajmërojnë se shpërblimi prej 2500 eurosh për efektivët e vijës së parë gjatë protestave rrezikon të perceptohet…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se një takim midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky do…
Barcelona ka një plan të qartë për afatin kalimtar të verës. Drejtori sportiv i klubit, Deco, ka tri fusha kryesore…
Serbia ka qenë në gatishmëri të lartë pas një sulmi me thikë ndaj një oficeri policie që ruante ambasadën izraelite…
Këtë të mërkurë, kryeministri Edi Rama, ka përsëritur edhe sot ftesën për dialog me studentët. Megjithatë, Rama nuk ka ndryshuar…