Categories: sport

Drenica e nis me triumf bindës aventurën në Ligën e Kampionëve të futsallit

FC Drenica e ka hapur me sukses pjesëmarrjen në UEFA Futsal Champions League, pasi mposhti Sakarya Karasu 1933 me rezultatin 6-0.

Të lidhura

None found

Kosovarët e dominuan takimin në të dyja pjesët, duke shënuar nga tri herë në secilën prej tyre. Kjo paraqitje efikase dhe e sigurt i solli kampiones së Kosovës fitoren në ndeshjen e parë të raundit preliminar të garave të UEFA-s.

Protagonisti kryesor i sfidës ishte Luis Quintero, i cili e gjeti tri herë rrjetën. Jetmir Gashi dhe Sebastian Sanchez shënuan nga një gol, ndërsa Burak Uğurlu realizoi autogol.

Triumfi i jep Drenicës tri pikët e para në grupin e saj.

Skuadra nga Kosova, e cila sezonin e kaluar u shpall kampione në futsall, po e përfaqëson vendin në UEFA Futsal Champions League.

Përveç Sakarya Karasu 1933, në këtë grup ndodhen edhe Murata e San Marinos dhe Újpest i Hungarisë. Kështu, Drenicën e presin edhe dy ndeshje të rëndësishme në përpjekje për të vazhduar rrugëtimin në garat evropiane.

Pas këtij starti të fuqishëm, Drenica synon të marrë hapin e radhës në Champions League.

të fundit

Sulejmani: Për bursat kanë dalë rezultatet e katër kategorive, në pritje edhe 2.470 të tjera

Zv. ministri i Arsimit, Driton Sulejmani, i është përgjigjur reagimit të BDI-së për akuzat përfaqësimin e ulët të nxënësve shqiptarë…

2 minutes ago

Barcelona do të luajë pa Yamal në ndeshjen e Championsit

Skuadra e Barcelonës do të jetë pa yllin Lamine Yamal në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Sabahut që luhet…

10 minutes ago

Maqedonia e Veriut ngjitet me 16 pozicione në indeksin e OKB-së për qeverisjen digjitale

Në vitin 2026, Maqedonia e Veriut renditet i 68-ti në botë dhe për herë të parë hyn në grupin me…

15 minutes ago

Iskra Haxhi: Sulmet ndaj gazetarëve trajtohen si ato ndaj zyrtarëve, krijohet Komiteti Kombëtar për Mbrojtjen e tyre

Kryetarja e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Iskra Haxhi sot njoftoi se është themeluar Komiteti Kombëtar…

15 minutes ago

Berlini miraton vazhdimin e misionit në KFOR me deri në 400 ushtarë gjermanë

Mes pasigurisë që ka rrethuar të ardhmen e kontigjentit amerikan në Kosovë mbetet e pasigurt, në kuadër të rishikimit të…

16 minutes ago

Dellova jashtë ndaj Gaziantepit, Krasniqi në pikëpyetje

Mbrojtësi Lumbardh Dellova do ti mungojë Amedsporit edhe për ndeshjen e radhës në kampionat, ndërsa sulmuesi i krahut, Ermal Krasniqi…

16 minutes ago