Categories: sport

Drejtori i Real Madridit pas shortit me Liverpoolin: Dy skuadra historike, por ne jemi gati

Drejtor i Marrëdhënieve Institucionale të Real Madridit, Emilio Butragueno ka folur pas hedhjes së shortit për çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ku Mbretërit do të luajnë ndaj Liverpoolit.

Në shortin e hedhur sot në Nyon të Zvicrës, fati deshi që dy rivalë të vjetër si Reali dhe Liverpooli të luajnë mes vete. Pas shortit kanë folur nga tabori i Los Blancos, ku Butragueno ka vlerësim maksimal për anglezët e Liverpoolit.

Të lidhura

None found

“Ne jemi dy skuadra historike që kemi luajtur një rol vendimtar në rritjen e kësaj gare. Do të jenë dy ndeshje të mrekullueshme për t’u parë”, ka thënë fillimisht Butragueno.

“Ne jemi përballë një skuadre vërtet të vështirë pavarësisht faktit që ata kanë disa lojtarë të rëndësishëm jashtë shkaku i lëndimeve”.

“Ata janë një grup vërtet i mirë lojtarësh që luajnë me intensitet dhe kanë disa armë shumë të rrezikshme. Liverpooli është një ekip i shkëlqyeshëm, një ekip i jashtëzakonshëm me kaq shumë virtyte. Ata luajnë me intensitet të madh, kanë një trajner të shkëlqyeshëm, kanë lojtarë shumë të rrezikshëm përpara”.

“Ne do të duhet të jemi në të mirën tonë. Lojtarët tanë kanë një përvojë të pasur në këto lojëra dhe ne jemi gati për të”, përfundoi drejtori dhe legjenda e Realit. 

të fundit

NUK KA PRESIDENT/ Shpërndahet Parlamenti, Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme brenda 45 ditëve

Kuvendi i Kosovës ka dështuar që të zgjedhë Presidentin, pavarësisht afatit kushtetues 34-ditor. Në minutat e fundit të këtij afati,…

4 hours ago

Nëntë gola në Paris, PSG shkon në Mynih me epërsi minimale

Nëntë gola në kryeqytetin francez, Parisi shkon në Mynih me epërsi minimale Një nga përballjet më të bukura në historinë…

4 hours ago

Horoskopi 29 Prill 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Do keni kontradikta te forta me partnerin gjate kësaj dite dhe gjerat nuk do ecin aspak si duhet. Beqaret…

4 hours ago

Merz i tha se Irani doli më i fortë se ç ‘pritej, Trump inatoset keq: Nuk është çudi që Gjermania ka mbetur prapa, ju nuk dini çfarë flisni

Deklarata e ndaj kancelarit gjerman Friedrich Merz duket se e shqetësuar Donald Trump, pasi deklaroi se “iranianët janë më të…

5 hours ago

Reagimi i Spiropalit për paralajmërimin e kryeministrit, Braçe: Qëndrojnë ato që thotë, edhe Rama e di që është ashtu

Deputeti Erion Braçe, ka komentuar përplasjet brenda Partisë Socialiste, konkretisht për debatin mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministres Elisa Spiropali,…

5 hours ago

PSG fiton në thriller-in e 9 golave në Champions, Bayerni beson te përmbysja në Mynih për finalen e madhe

Gola, spektakël dhe emocione në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions. PSG triumfon 5-4 ndaj Bayern, në përballjen e luajtur…

5 hours ago