sport

Drejtimi katastrofik i Manchester United

Thonë se paratë nuk sjellin lumturi, megjithëse ndihmojnë shumë. Pak e njëjta gjë ndodh në futboll, një investim i madh mund të hapë rrugën drejt suksesit, por nuk garanton tituj dhe Manchester United e ka treguar këtë.

Asnjë ekip në botë nuk ka shpenzuar më shumë para për transferime në dekadën e fundit sesa klubi anglez: 1,100 milionë paund . Një shifër skandaloze që ka dhënë vetëm gjashtë trofe në vitrinat e Old Trafford, shkruan albeu.com.

Të lidhura

None found

Në këto 10 sezone shpërdorimesh dhe shpenzimesh të tepruara, klubi anglez ka fituar vetëm gjashtë tituj: Premier League (1), FA Cup (1), League Cup (1), Europa League (1) dhe Community Shield (2).

Realiteti është se “Djajtë e Kuq” nuk kanë përfunduar asnjëherë projektimin e një projekti afatgjatë, që i takonte shpenzimeve monumentale për transferime dhe e gjithë kjo ka rezultuar me dështime të mëdha të futbollistëve dhe transferime pa asnjë konsistencë në vlerën e merkatos..

Çfarë do të ndodhë këtë sezon?

Pikërisht “bombën” e fundit të merkatos e ka realizuar skuadra e drejtuar nga Erik ten Hag. Antony vjen nga Ajax për 95 milion euro.

Dy ditë pas përfundimit të merkatos, Manchester United është klubi që ka shpenzuar më shumë para këtë sezon në botë: 238.2 milionë euro. Antony (95 milion €), Casemiro (70,65 milion €), Lisandro Martinez (57,37 milion €), Tyrell Malacia (15 milion €) dhe Christian Eriksen (falas).

Për momentin, fillimi i “Djajve të Kuq”, të cilët nuk do të luajnë këtë edicion të Champions League, nuk e kanë nisur mirë në kompeticionin vendas: gjashtë pikë nga dymbëdhjetë të mundshme dhe dy humbje të papritura ndaj Brighton (1-2. ) dhe Brentford (4-0). /albeu.com/

të fundit

Elections in Tirana: Lapaj backs Binaj, hopes others will not withdraw

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka deklaruar se do të vijojë të mbështesë kandidaturën e Florjan Binajt për kryetar…

2 hours ago

Judge refuses to dismiss case against Lindsay Clancy, accused of killing her three children

Një gjykatës në Massachusetts të SHBA-së ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes për pushimin e çështjes penale ndaj Lindsay Clancy-t, e…

2 hours ago

Greece-Cyprus power cable debate: Athens says it has not sought permission from any other state

Qeveria greke ka reaguar lidhur me polemikat për projektin e ndërlidhjes elektrike mes Greqisë dhe Qipros, duke hedhur poshtë pretendimet…

2 hours ago

Shawcross kujton si Zlatan Ibrahimovici i dha fund aventurës së tij me Anglinë pas vetëm 10 minutash

Përballja me Zlatan Ibrahimovicin në kulmin e karrierës së tij ishte një sfidë e vështirë për çdo mbrojtës. Këtë e…

2 hours ago

Zgjedhjet në Tiranë, Lapaj mbështet Binajn: Shpresoj që të tjerët të mos tërhiqen

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka deklaruar se do të vijojë të mbështesë kandidaturën e Florjan Binajt për kryetar…

2 hours ago

Zubimendi mund të lërë Arsenalin në janar, një vit e gjysmë pas transferimit prej rreth 60 milionë eurosh

Martin Zubimendi mund të largohet nga Arsenali që në afatin kalimtar të janarit, vetëm një vit e gjysmë pas transferimit…

2 hours ago