sport

Dortmund dhe Arsenal në “luftë” për Brojën, Chelsea e vlerëson “bomberin” sa një diamant

Armando Broja ka patur një sezon shumë të mirë te Southampton, deri në fund të sezonit i cili nuk po jepte atë që pritej në fushën e lojës.

Forma e tij nuk ka ndikuar tek ekipet e tjera, të cilat janë të marrosura pas tij dhe po e shohin me shumë vëmendje. Napoli është një nga ato ekipe të cilat po e studiojnë me kujdes Armando Brojën, pasi e shohin si zëvendësuesin ideal të Victor Osimhen.

Por sipas “Sky Germany”, në luftë të vërtetë për të fituar shërbimet e tij janë Dortmund dhe Arsenal. Ekipi gjerman e sheh si sulmuesin e duhur për të zënë vendin e Haaland i cili u transferua së fundmi te Manchester City, ndërsa Arsenal e sheh si të vetmin sulmues të ekipit, pasi Lacazette ka bërë valixhet gati.

Të dyja ekipet kanë kontaktuar Chelsea-n, dhe klubi blu i Londrës është treguar i qartë.

Nëse doni Armando Brojën, atëherë do të duhet të paguani 58 milionë paund. Shifra është tepër e lartë për të dyja ekipet, por gjithësesi asnjëra prej tyre nuk është tërhequr nga negociatat. Vera do të jetë e nxehtë për sulmuesin shqiptar, pasi pritet që të transferohet te një ekip me peshë të madhe./ h.ll/albeu.com

të fundit

Labi ‘e godet’ Oltën: Po të kishe qenë e fortë do të kishte fituar në Big Brother Albania

Spektakli i së hënës u shoqërua me momente tensioni dhe replika të forta mes Labinot Rexhës dhe Olta Gixharit, duke…

9 minutes ago

Aksioni te AKSHI/ Abuzuan me tenderat, SPAK firmosi 8 masa sigurie, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve

Ditën e sotme, Prokuroria e Posaçme, ka lëshuar 8 masa sigurie në lidhje me dyshime për abuzime me tenderat e…

20 minutes ago

Përballja sy me sy e Dolces dhe Edit – shpërthen debati mes tyre

Eduard Kuçi dhe Dolce përballen pas deklaratave të kësaj të fundit derisa ishte në “Grande Fratello” në Itali. Ajo kishte…

21 minutes ago

Xheneta Fetahu e kritikon Leonora Jakupin si opinioniste – kërkon që të rikthehet Valdrin Sahiti

Xheneta Fetahut duket se nuk po i pëlqen aspak roli i Leonora Jakupit si opinioniste në Big Brother VIP Kosova.…

24 minutes ago

Kontrolle në bizneset e Klajdi Merkajt, pjesë e grupit “Çopja”/ Dyshohet se pastroi milionat e marra nga AKSHI

Ditën e sotme,  Agjentët e BKH-së, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, kanë ushtruar kontrolle në bizneset e Klajdi Merkajt.…

40 minutes ago

Gjesti prekës/ Truproja e Mesit, De Pol largon rojen e sigurisë dhe ndihmon djalin e ri të bëjë fotografi me kampionin e Botës (VIDEO)

Rodrigo De Pol, konsiderohet me shaka nga tifozët si truproja e Lionel Mesit, pasi mesfushori ka qenë gjithmonë në krah…

1 hour ago