Albion Rrahmani është njeriu i momentit në futbollin rumun, pasi me golat e tij po e ndihmon Rapid Bukureshtin që të mbajë hapin për titull.
Gazetari i mediumit FANATIK, Horia Ivanovici, ka thënë se sulmuesi nga Kosova mund të sjellë një shumë mbresëlënëse në llogaritë e klubit në vitet e ardhshme.
None found
“Për mua ai është një lojtar 5-6 milionë euro pa probleme. Nuk kam parë një sulmues në 10-15 vitet e fundit në Rumani që të ketë këtë dhunti për të hyrë në të gjitha linjat, për të sulmuar të gjitha linjat sulmuese, për të goditur topin nga pothuajse çdo pozicion”.
“Ai ka 11 gola dhe ai ka thënë se dëshiron të paktën 20 gola. Sipas mendimit tim, ai është sulmuesi më i mirë në Superligë dhe unë e pranoj. Ai më duket se është sulmuesi më efektiv. Po të kisha para do t’i jepja 5 milionë euro”, ka thënë Horia Ivanovici.
Vlerësime për Albion Rrahmani ka dhënë edhe nga ish-sulmuesi i Rumanisë, Adrian Mutu, i cili aktualisht është trajner i Cluj.
“Rrahmani është lojtar shumë i lëvizshëm. Rrahmani ka vlerë dhe ka elegancë në shënimin e golave. Por unë mendoj se numri 9 më i mirë në kampionat është Daniel Birligea”, ka thënë Mutu për “Fanatik”, duke e vlerësuar lojtarin e tij më lartë. /Telegrafi/
Në ditën kur në Serbi po mbahen zgjedhjet, një autobus po transporton pjesëtarë të komunitetit rom nga Mitrovica drejt Serbisë…
Feronikeli ’74 ka regjistruar një triumf bindës në shtëpi ndaj Dukagjinit, në kuadër të xhiros së 11-të në Superligën e…
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, po shqyrton mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Itali, pavarësisht se zyrtarisht qeveria…
Kampionia e Kosovës Drita ka shënuar fitore bindëse në udhëtim te Prishtina, në kuadër të xhiros së 11-të në Superligën…
Protestues të shumtë kanë nisur të mblidhen para Ministrisë së Arsimit. Në vendngjarje ka një prani të shtuar të forcave…
Ish-mjekja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Time Kadrijaj, ka ndarë një rrëfim tejet emocional dhe prekës për përjetimet e rënda…