Pas formës së mirë dhe golave me Rapid Bukureshtin, Albion Rrahmani pritet që në verë të bëjë hapin e madh, gjë që e di edhe trajneri i tij aktual, Cristiano Bergodi.
Sulmuesi 23-vjeçar ka shënuar 16 gola dhe ka asistuar tri herë në 21 ndeshjet e edicionit aktual në të gjitha garat.
None found
Cristiano Bergodi ka thënë se për Rrahmanin ka interesim të madh, duke e vlerësuar edhe vetë lojën e shqiptarit këtë vit.
“Rrahmani luajti mirë, është një sulmues i jashtëzakonshëm. Është normale që ai ka oferta. Nuk mendoj për atë që ai do të largohet, pasi janë edhe 9 ndeshje nga të cilat varet fati im si trajner dhe i tij si lojtar”.
“Natyrisht ai do të largohet në verë, është e mundur. Ai duhet të mendoj për një sezon të mirë që të mbetet në kujtesën e trajnerëve dhe klubeve”, ka thënë Bergodi.
Rapidi kërkon ta shes sulmuesin për 8 milionë euro, të cilin e bleu vitin e kaluar nga Ballkani për 600 mijë euro.
Mediat në Rumani kanë shkruar se klubet e interesuara janë Benficas dhe Aston Villa. /Telegrafi/
Nëntë shoferë janë privuar nga liria gjatë 24 orëve të fundit në lokacione të ndryshme në vend, për drejtim të…
Që interneti është bërë një pjesë e rëndësishme e jetës së përditshme, dëshmohet nga shifra në rritje e përdoruesve.Në Maqedoninë…
Gazetari shqiptar, Idro Seferi, ka bërë të ditur se deri në orën 14:00, në Preshevë kanë votuar rreth 9 mijë…
Mesfushori i Barcelonës, Gavi, ka dërguar një mesazh të fortë në drejtim të Real Madridit para El Clasicos, duke bërë…
Protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, pasi u grumbulluan fillimisht përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë, në ditën e 13-të…
Situata para Ministrisë së Arsimit ka nisur të tensionohet, ndërsa protestuesit kanë nisur të hedhin gurë në drejtim të godinës…