Armando Broja po përgatitet që të zhvillojë Europianin e parë në karrierën e tij me Kombëtaren shqiptare.
Një moment historik i sulmuesit por edhe i gjithë kombit shqiptar, që ka varur shpresat pikërisht te Broja, duke qenë se është edhe “pyka” i skuadrës por edhe zotëron cilësi mahnitëse.
Broja në prag të udhëtimit drejtë Austrisë, ku edhe do të vazhdojë stërvitjen Kombëtarja, dha një intervistë për mediat angleze, ku tha:
“Tifozët shqiptarë janë më të mirët në botë. Të gjithë jemi të bashkuar në një, duke filluar nga fansat e më pas lojtarët dhe i gjithë kombi.
Ne e dimë që do të jetë e vështirë. Kemi një grup të fortë, ndoshta më të fortin. Kam besim që mund të shkojmë atje dhe të bëjmë diçka speciale.
Kur shënoj, bëj festimin me shqiponjë. Shumë njerëz kujtojnë që unë po kopjoj festimin e Anelkas, por unë e dua aq shumë këtë vend sa e bëj. Është një festim i veçantë dhe i bukur.
Do të jetë një ëndërr e bërë realitet, që të luaj në Europian me Kombëtaren time. Do të jetë e njëjta gjë për fansat, familjen time dhe çdo kush që më ka suportuar në këtë rrugëtim. Këtë verë është momenti ynë!”
Këngëtari shumë i dashur për publikun shqiptar, Sabri Fejzullahu, ka ndarë me ndjekësit e tij një moment të veçantë dhe…
Tender 9.1 milionë euro i dekoderave të RTSH, duket të jetë simboli gjatë këtij viti se si politika dhe biznesi…
Adri dhe Iliriana, çifti shumë i dashur për publikun që rrëmbeu zemrat gjatë edicionit të dytë të Big Brother VIP…
Në harkun kohor nga ora 09:00 e datës 17 gusht deri në orën 09:15 të datës 18 gusht 2025, janë…
Ditën e sotme, pas daljes nga SPAK, kreu i PD, Sali Berisha, dha një deklaratë për mediat, ku akuzoi institucionin…
Dosja hetimore e “çiftit të parë të Tiranës”, Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa, për një rastësi interesante, ka brenda saj…