sport

Do të ishte rekord për një lojtar shqiptar, Chelsea e vlerëson Brojën 70 milionë euro

Armando Broja ende nuk ka arritur të kthehet në një titullar fiks në 11-shen e Pochettino-s. Sulmuesi shqiptar po merr minutat e tij, por golat nuk kanë qenë të shumtë për të në këtë sezon. Sipas raportimeve nga mediat britanike, Chelsea është bindur që të lërë të lirë sulmuesin shqiptar këtë merkato, por vetëm nëse klubet e interesuara pranojnë të paguajnë çmimin e majmë për kërtonin e tij.

“The Telegraph” bën me dije se blutë e Londrës e vlerësojnë 60-70 milionë euro Armando Brojën. Drejtuesit e klubit anglez janë bazuar te shifra prej 72 milionë paundësh që Manchester United-i pagoi në verë për të transferuar Hojlund-in. Gjithashtu, kanë marrë shkas edhe nga vlerësimi prej 100 milionë paundës i Fergusonit nga ana e Brighton-it. Nëse transferimi i Brojës do të kryhej këtë muaj, atëherë do të ishte padyshim rekordi për një lojtar të Kombëtares shqiptare. /Sport Ekspres/

të fundit

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar tërheqjen nga tregu të qumështit formulë për foshnja, “APTAMIL 1 PRONUTRA 800 gram Advanced”…

14 minutes ago

Hygerta-Limit: Mos i ke bërë lavazh truri Albës?

Hygerta-Limit: Mos i ke bërë lavazh truri Albës? Banorja e shtëpisë më të famshme në vend, Hygerta, i ka bërë…

21 minutes ago

Cilët nga VIP-at kanë shkëputur marrëdhëniet familjare dhe e kanë pohuar publikisht? Ja disa prej tyre…

Si çdo marrëdhënie tjetër, edhe ajo me familjarët përballet me konflikte, keqkuptime dhe plagë që jo gjithmonë shërohen lehtë. Lidhja…

45 minutes ago

Papunësia në Gjermani në nivelin më të lartë në 12 vjet, Merz: Sinjal alarmi! Rimëkëmbja ekonomike duhet të jetë prioritet

Në nivelin 6,6%, përqindja më e lartë e 12 viteve të fundit për muajin janar, arriti papunësia muajin e kaluar…

56 minutes ago

KQZ në Kosovë shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Komisioni Qendror Zgjedhor në Kosovë do të shpallë ditën e nesërme rezultatet përfundimtare për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit. Lajmi…

1 hour ago

Kthesë dramatike në luftën në Gaza, Izraeli pranon numrin e viktimave: Janë vrarë rreth 70 mijë palestinezë

Në një ndryshim të rëndësishëm të politikës, ushtria izraelite ka pranuar si të sakta shifrat e viktimave të publikuara nga…

2 hours ago