sport

“Do të dalim me kokën lartë”, Edi Rama përgëzon lojtarët dhe tifozët për paraqitjen në Euro 2024

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shfrytëzuar profilin privat në rrjetin sociale Facebook, për të përgëzuar kombëtaren kuqezi dhe tifozët për paraqitjen dinjitoze në Euro 2024.

Shqipëria ka dhuruar spektakël në dy ndeshjet e para të Grupin B, edhe pse nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë.

Paraqitjet e mira në fushë dhe tribuna kanë bërë që kryeministri Edi Rama t’i përgëzoj lojtarët dhe tifozët për këto dy ndeshje, teksa ka folur edhe për përballjen e sotme ndaj Spanjës.

Rama ka shtuar se rezultati është në plan të dytë në këtë ndeshje ndaj “skuadrës më të frikshme të grupit” dhe çfarëdo që të ndodh, duhet të dalim me kokën lartë.

Postimi pa ndërhyrje i Edi Ramës:

“FORCA SHQIPE

Askush nuk do ta besonte me mendje – me zemër tjetër punë – që në ndeshjen e tretë të grupit në EURO2024, Shqipëria do të ishte ende në lojë e që ndërkohë do të ishte e treta, jo e fundit në atë që është quajtur botërisht si “grupi i vdekjes”

Eksperienca shumë më e madhe e rivalëve në dy ndeshjet e para bëri të sajën kundër nesh, se përndryshe pozicioni ynë sot mund të kishte qenë edhe më i favorshëm. Po ky është futbolli dhe çdo pishman i sotëm është eksperiencë për të nesërmen

Sot përballemi me skuadrën më të frikshme të grupit në një mision që në letër është 100% i pamundur. Por topi është i rrumbullakët dhe në darkë të 12 lojtarët kuqezinj, ata në fushë dhe lojtari ynë i 12-të në shkallët e stadiumit, një ndër më fantastikët e këtij Evropiani, nuk kanë absolutisht asgjë për të humbur, po vetëm duhet të luajnë e ta shijojnë deri në fund këtë moment magjik që kanë krijuar vetë

Cilido qoftë rezultati i ndeshjes me Spanjën, Kombëtarja jonë e re do të dalë me kokën lart e me një eksperiencë shumë të çmuar në nivelet më të larta sportive, e cila do t’i shërbejë që të rritet, të fitojë besimin dhe personalitetin e domosdoshëm për t’u përballur me sukses në sfidat e këtyre niveleve, duke na dhuruar të tjera kënaqësi të veçanta si kjo e EURO 2024-ës

#KrenarpërShqipërinë”

të fundit

Ministry of Health: Patient Seriously Injured in Kusadasi Successfully Brought Back from Turkey

Falë reagimit të shpejtë dhe veprimit të koordinuar të Ministrisë së Shëndetësisë, Qeverisë, Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të…

7 minutes ago

Xhemaili on Extreme Heat: Protecting Workers Must Be the Top Priority

Temperaturat e larta po vështirësojnë punën për ata që aktivitetin e tyre e zhvillojnë në ambiente të hapura. Vala e…

7 minutes ago

Protest Enters Its 70th Day, Arben Kola: Resistance Will Continue Until September, Diaspora Will Also Join In

Në ditën e 70-të të protestës kundër qeverisë, aktivisti dhe një prej organizatorëve të qëndresës, Arben Kola, ka deklaruar për…

8 minutes ago

Russian Strikes Hit Areas Near Kyiv, Killing Three, Including a Child

Të paktën tre persona, mes tyre një fëmijë, janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur në sulmet ruse gjatë…

8 minutes ago

Protest Enters Its 70th Day as Citizens Gather in Skanderbeg Square: Rama, Resign!

Ka nisur mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, në Tiranë, në kuadër të protestës së ditës së 70-të të rezistencës…

9 minutes ago

MSH: Pacienti i lënduar rëndë në Kushadasi u soll me sukses nga Turqia

Falë reagimit të shpejtë dhe veprimit të koordinuar të Ministrisë së Shëndetësisë, Qeverisë, Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të…

10 minutes ago