Categories: showbizsport

Do largohet nga Shqipëria? Eva Murati firmos kontratën e rëndësishme në Itali

Pjesëmarrja e Eva Muratit në emisionin italian “Tiki Taka” bëri xhiron e rrjetit disa ditë më parë. Moderatorja shqiptare rrëmbeu vëmendjen e gjithë italianëve me elegancën e saj dhe jo vetëm, teksa ishte e ftuar në emisionin sportiv së bashku me trajnerin e Udineses Luka Goti, ish-mesfushorin e Interit, Niko Berti, Diego Armando Maradona Jr dhe Francesco Oppini. Teleshikuesve italianë ju pëlqeu edhe harmonia televizive që Eva kishte me Oppini-n, duke qenë se të dy janë edhe tifozë të Juventusit.

Në një intervistë të dhënë për :tring.al”, Eva tregoi se kishte marrë prej kohësh një ftesë nga stafi i produksionit të “Tiki Taka”.

Të lidhura

None found

“U kontaktova nga stafi i produksionit, donim ne të bënim një  hyrje më të hershme në program, por e kisha me merak të mbyllja 1/16 e Champions League këtu në Shqipëri për të vazhduar me plane të tjera kështu që debutimi im në Mediaset u shty për pas shortit.

Italianët janë mjeshtër të televizionit vërtetë e çojnë në një nivel tjetër atë prandaj nuk kishte si ishte një eksperiencë jo e mirë. E pabesueshme sesa shumë mund te mësosh kur e prek nga afër diçka të tillë. E konsideroj veten me fat sepse edhe në Shqipëri gjithmonë kam punuar me më të mirët në treg, me ata profesionistë që vërtetë kanë lënë gjurmë, por kjo eksperiencë do të mbetet e paharruar për mua”, ka treguar moderatorja.

Ndërkohë e ftuar sot në emisionin “Rudina”, Eva foli më gjatë për këtë eksperiencë dhe zbuloi se ka firmosur një kontratë shumë të rëndësishme në Itali me një kompani menaxhimi.

“Për ta bërë publike këtu, për herë të parë, arrita të finalizoj një kontratë me një kompani. Praktikisht para se të futesha në emision, mua mu tha që nëse t’i del mirë, nëse je e talentuar, këtu nuk të lënë më. Thanë të paktën 2 persona do të të kontaktojnë, unë i thashë aman njëri të më kontaktojë mjafton që ta bëj një kontratë, por që më kontaktuan rreth 6 persona, përfaqësues të kompanive të ndryshme të talenteve atje dhe e finalizova kontratën me njërin atje dhe për këtë jam shumë e lumtur”, u shpreh Eva.

Kur u pyet nëse do e lërë Shqipërinë pas firmosjes së kësaj kontrate, moderatorja tha:

“Jo nuk mund ta them që do e lë, puna ime këtu në Shqipëri është shumë e rëndësishme dhe padyshim unë ndihem shumë mirë me gjithë karrierën time që kam ndërtuar këtu, po pse jo këto vajtje ardhjet më pëlqejnë shumë aq më tepër në televizionin italian”.

“Është një kontratë me një kompani menaxhimi dhe padyshim për punë dhe projekte të ndryshme. Deri tani kemi përmbyllur me dy firma shumë të rëndësishme që operojnë edhe në Shqipëri, për çanta dhe rroba banjo”, tregoi Eva më tej për këtë kontratë.

të fundit

Triumf 9-1 ndaj Lensit, Fabregas paralajmëron Comon: Duhet të ruajmë përulësinë

Cesc Fabregas ka komentuar fitoren historike të Comos me rezultat 9-1 ndaj Lensit në Ligën e Kampionëve, duke kërkuar nga…

56 minutes ago

Berisha calls for opposition unity: Democrats defended students from the start of the movement

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…

1 hour ago

Suspect believed to be a member of gang that defrauded elderly women arrested in Thessaloniki; €21,200 and valuables seized

Një anëtar i një organizate kriminale që mashtronte gra të moshuara ka rënë në prangat e Policisë në Selanik. [...]…

1 hour ago

Dritan Goxhaj and Edison Lika released after being detained by police for refusing fines

Dy aktivistët Dritan Goxhaj dhe Edison Lika janë liruar mbrëmjen e kësaj të mërkure, pasi u shoqëruan me forcë nga…

1 hour ago

Civil Emergencies commander arrives at the scene, raising hopes for the 69-year-old’s fate: He may be found alive

Kërkimet për 69-vjeçarin, Hamit Ibro janë duke vazhduar nën rrënojat e pallatit të shkatërruar nga shpërthimi që ndodhi ditën e…

1 hour ago

Berisha kërkon bashkimin e opozitës: Demokratët i mbrojtën studentët që në fillim të lëvizjes

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…

1 hour ago