Trajneri i Romës, Gasperini, ka analizuar humbjen 0-1 ndaj Interit në “Olimpico”, një ndeshje që u vendos nga goli i Boni pas vetëm gjashtë minutash lojë.
“Ishte fillimi i ndeshjes dhe ndoshta nuk kishim marrë ende masat”, – tha Gasperini pas takimit.
None found
“Gjatë pushimit të kombëtareve nuk është e lehtë të përgatitësh si duhet lëvizjet taktike, sepse në kombëtare ndoshta kërkojnë gjëra të tjera. Episodi i golit e përcaktoi ndeshjen”.
Megjithatë, trajneri u shfaq i qetë dhe optimist për ecurinë e skuadrës në vazhdim:
“Jam i zhgënjyer për humbjen, por përtej episodit, jam i bindur se do të bëjmë mirë. Përballë kishim një Inter shumë të fortë, është normale të kesh vështirësi në pjesën e parë, por më pas dolëm mirë. Ka humbje që, në vend që të të rrëzojnë, të japin më shumë bindje dhe besim”.
Gasperini vlerësoi gjithashtu, soliditetin e mbrojtjes, pavarësisht rezultatit:
“Mbrojtja funksionoi mirë edhe sonte. Uesli në të majtë bëri një ndeshje shumë të mirë, po ashtu dhe Çelik në të djathtë. Patën vazhdimësi dhe na dhanë shtysën që ndoshta na kishte munguar në ndeshjet e tjera. Më vjen keq vetëm për Ndika në të djathtë – si ai ashtu edhe Hermoso janë me këmbë të majtë, dhe do të kisha preferuar që Hermoso të dilte më lart”.
Në fund, tekniku foli edhe për kolegun e tij në pankinën e Interit, Kristian Kivu, për të cilin pati vetëm fjalë respekti:
“E kam njohur për pak kohë, por gjithmonë kam pasur shumë respekt për të, si lojtar dhe si njeri. Edhe kur u përballëm vitin e kaluar me Parmën, më la përshtypje shumë të mirë. Më pëlqen mënyra e tij e të punuarit: nuk ishte e lehtë të merrte vendin e Inzaghit, por po e bën me personalitet dhe me ide të qarta. Ka shumë merita”.
Një analizë e ekuilibruar nga Gasperini, që edhe pse pa pikë, largohet nga ndeshja me ndjesinë se Roma po ecën në drejtimin e duhur.
Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me te duruar dhe te pranoni…
Një skenë madhështore që shkruan historinë! Mitiku 'Estadio Azteca' i Mexico City ndizet përpara 80 mijë spektatorëve, duke u bërë…
Mijëra qytetarë u mblodhën sot për të 12-të ditë me radhë para godinës së Kryeministrisë në Tiranë, në kuadër të…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë, ku një fëmijë 4 vjeç ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë…
Tre opinionistët, Einxhel Shkira, Armina Mevlani dhe Ermal Mamaqi kanë qenë të ftuar në Ferma Vip. Ata kanë kaluar momente…
Protestuesit po vijojnë marshimin e tyre në kryeqytet, ndërsa kanë kaluar katër orë që nga nisja e protestës së tyrë.…