Categories: sport

Dinamo përforcon repartin ofensiv para Europës, firmos me Ruben Silva-Richardsin nga Estoril

Dinamo ka zyrtarizuar në rrjetet sociale afrimin e sulmuesit Ruben Silva-Richards, duke i dhënë më shumë alternativa Ilir Dajës në prag të sfidës europiane.

22-vjeçari kanadez ka luajtur më parë në Portugali dhe Holandë, ndërsa konsiderohet si një futbollist me eksperiencën e nevojshme për të dhënë kontribut në fazën sulmuese të skuadrës së drejtuar nga Ilir Daja.

Të lidhura

None found

Me këtë lëvizje, “blutë” e kryeqytetit forcojnë sulmin përpara përballjes me Astanën në Conference League.

“Mirë se erdhe, Ruben Silva-Richards!

FC Dinamo ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me klubin portugez Estoril për transferimin e sulmuesit Ruben Silva-Richards.

Lojtari 22-vjeçar, i formuar në futbollin portugez dhe me eksperiencë edhe në atë holandez si pjesë e ADO Den Haag, vjen te Dinamo pas aktivizimit së fundi me Ferizajn, duke sjellë cilësi, shpejtësi dhe potencial në repartin ofensiv.

I urojmë Rubenit mirëseardhjen në familjen dinamovite dhe shumë suksese me fanellën blu! Mbetemi maksimalisht të impenjuar për të pasur një skuadër sa më të fortë në Europë dhe në të ardhmen…”, ka shkruar klubi i Dinamos.

të fundit

Tragedy in Italy: 6-year-old loses his life during meal, parents tried in vain to help him

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në provincën e Chietit, në Itali, ku një fëmijë 6-vjeçar ka ndërruar jetë pas…

47 seconds ago

Video/ Did you turn off the radars for Ergys Agasi? Journalists ‘bombard’ Vlora Hyseni with questions! Here’s the reaction of the former SHISH head

Teksa në hyrje të GJKKO e nisi me sulme dhe shantazhe drejtuar gazetarëve, duke iu referuar dhe gazetares Klidiana Lala,…

1 minute ago

Operacion policor në Tiranë, 8 të arrestuar mes të dënuarish dhe të dyshuarish për vepra të rënda penale

Policia e Tiranës ka zhvilluar një plan të posaçëm kontrollesh dhe veprime operative me qëllim lokalizimin dhe ndalimin e personave…

2 minutes ago

Security measure confirmed for Vlora Hyseni, she “locks” her mouth in front of journalists

Këtë të enjte 24 shtator 2026, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka konfirmuar masën e sigurisë…

2 minutes ago

Tre vjet nga sulmi në Banjskë, Radoiçiq ende i pandëshkuar në Serbi – çfarë duhet për të detyruar llogaridhënien?

Tre vjet pas sulmit terrorist në Banjskë, në të cilin u vra heroi i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, një…

3 minutes ago

Shasivari challenges BDI: Ask Ahmeti about lobbying for the Special Court and what he declared there

Duke folur në seancën e pyetjeve të deputetëve ministri Jeton Shasivari u shpreh se mesazhi i tij për gjykimin e…

3 minutes ago