sport

Dinamo, mediokritet më 2025

Dinamo ka humbur nëntë pikë karshi Egnatias që nga fundit i vitit 2024, kur kryesonte me katër pikë më tepër. Blutë kanë zbritur në vendin e katërt dhe në ndeshjet e fundit vuajnë mungesën e Itodos, pa gola e krijimtari në sulm.

Fundi i vitit 2024 nuk mund të kishte qenë më i bukur për Dinamon, kampione e dimrit, në krye të tabelës në dhjetor për herë të parë pas 15 vjetëve, që nga sezoni i titullit të fundit. Viti u mbyll me fitoren kundër Egnatias, e lënë me katër pikë prapa. Hyn 2025-a dhe pesë ndeshje më pas Egnatia e Dinamo ndërrojnë vende, kampionët në krye, blutë në vendin e katërt, me diferencë pesë pikë nga kreu.

Të lidhura

None found

Në vetëm pesë javë, skuadra e Ilir Dajës ka humbur nëntë pikë karshi rrogozhinasve. Meritë e padiskutueshme e kampionëve në fuqi, që kanë fituar ndeshjet e tyre, por edhe paaftësi e bluve që në të njëjtin numër ndeshjesh kanë grumbulluar vetëm 6 pikë. Në pesë javët e fundit, Dinamo ka grumbulluar po aq pikë sa Bylis, një më pak se Laçi, dhe lë poshtë vetes vetëm skuadrat që luftojnë për mbijetesë.

E ndërsa titulli nuk është çështje e humbur, falë formulës së kampionatit, me shumë gjasa blutë i kanë thënë lamtumirë Kupës, me humbjen 0-2 me Skënderbeun. Dinamo ka vetëm një humbje më 2025, por po aq janë edhe fitoret, kundër Elbasanit, me barazimet rezultate dominuese, tre të tilla. Rastësi ose jo, zbritja në renditje ka nisur me dëmtimin e Itodos, autor i dhjetë golave, por edhe pika e referimit në sulm.

Pas barazimit me Partizanin, ku Itodo shënoi, Dinamo ka shënuar njëherë kundër Skënderbeut në kampionat, duke mos e gjetur më rrjetën në Kupë dhe në ndeshjen e së hënës me Teutën.

Duket se mungesa e nigerianit duket se ka kondicionuar Zabërgjën e bashkë me të të gjithës sulmin e Dinamos, që nuk arrin të gjejë më hapësira e krijimtari, çka rezulton në uljen e produktivitetit, mbetur pas tashmë në garën me Vllazninë, si shënuesjva më e mirë e kampionatit.

Tags: Dinamo

të fundit

Horoskopi 2 Nëntor 2026/ Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

Dashi Me ne fund do ndiheni te lumtur juve qe jeni ne një lidhje. Do i lini pas krahëve te…

9 minutes ago

Private jet crashes in Florida’s Palm Beach County, killing all nine people on board

Nëntë persona kanë humbur jetën pasi një avion privat u rrëzua në një zonë të banuar në Palm Beach County,…

7 hours ago

From Zurich to Tirana, youth protests escalate into violence

Protestat e udhëhequra nga të rinjtë, që po tronditin Evropën këtë vjeshtë, përfunduan të shtunën në mbrëmje me dhunë në…

7 hours ago

Nga Zürichu në Tiranë, protestat e të rinjve përshkallëzohen në dhunë

Protestat e udhëhequra nga të rinjtë, që po tronditin Evropën këtë vjeshtë, përfunduan të shtunën në mbrëmje me dhunë në…

7 hours ago

Rrëzohet një avion privat në Palm Beach County të Floridës, vdesin nëntë personat në bord

Nëntë persona kanë humbur jetën pasi një avion privat u rrëzua në një zonë të banuar në Palm Beach County,…

7 hours ago

Xhaka i zhgënjyer pas humbjes së Sunderlandit: Gabimet elementare po na fundosin

Granit Xhaka nuk e ka fshehur zhgënjimin pas një tjetër humbjeje të Sunderlandit në Ligën Premier, këtë herë me rezultat…

8 hours ago