Categories: sport

Dinamo kërkon fitoren e katërt radhazi, Ilir Daja vlerëson Laçin dhe kërkon mbështetjen e tifozëve

Dinamo dhe Laçi do të përballen të shtunën në orën 18:30 në “Elbasan Arena”, në një sfidë që i përket javës së 5-të të Abissnet Superiore.

Të lidhura

None found

Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja po kalon një periudhë pozitive, pasi ka regjistruar tri fitore radhazi pas humbjes së papritur në javën e parë. Edhe Laçi paraqitet në formë të mirë, me 7 pikë të grumbulluara në 4 ndeshje.

Trajneri i Dinamos, Ilir Daja, foli para kësaj përballjeje për përgatitjet e ekipit, rivalin kurbinas dhe rëndësinë e pranisë së tifozëve.

Për duelin me Laçin, Daja u shpreh se pritet një ndeshje e bukur dhe e fortë, pasi të dyja skuadrat vijnë pas rezultateve pozitive.

“Na pret një përballje interesante dhe shumë e luftuar, duke parë momentin pozitiv që po përjetojnë të dyja ekipet. Ne synojmë të vazhdojmë serinë e rezultateve të mira, pasi kemi marrë tri fitore radhazi. Edhe Laçi nuk është larg, pasi ka siguruar shtatë pikë”, tha ai.

“Do të jetë një ndeshje e luftuar në maksimum. Objektivi ynë është të imponojmë mënyrën tonë të lojës, por duhet të ruajmë ekuilibrat në prapavijë, sepse Laçi është një skuadër që shfaqet mirë në tranzicion”, shtoi trajneri i Dinamos.

Duke folur për situatën e skuadrës, Daja theksoi se gjatë kësaj jave grupi nuk ka qenë i plotë për shkak të dëmtimeve dhe shqetësimeve muskulore.

“Kemi zhvilluar një proces stërvitor ku nuk kemi pasur në dispozicion të gjithë lojtarët, për shkak të disa dëmtimeve dhe problemeve muskulore. Megjithatë, me kontingjentin e zgjeruar që kemi, besoj se do të jemi të kompletuar”, deklaroi ai.

“Një grup më i madh na ndihmon të rikuperojmë siç duhet futbollistët që nuk do të jenë të gatshëm dhe na jep mundësinë të bëjmë rotacion me lojtarët që nuk janë në gjendjen më të mirë fizike”, vijoi Daja.

Trajneri tha se ekipi ka pasur kohën e mjaftueshme për ta përgatitur këtë sfidë dhe se Laçi duhet vlerësuar në mënyrën e duhur, me synimin për të vijuar rezultatet pozitive.

Në fund, Daja iu drejtua tifozëve të Dinamos, duke nënvizuar rëndësinë e mbështetjes së tyre në këtë fillim kampionati.

“Prania e tifozëve i jep një tjetër bukuri ndeshjes dhe ne kemi gjithmonë nevojë për mbështetjen e tyre. Besoj se pas këtij starti të kampionatit, tifozët tanë do të jenë të pranishëm për të na përkrahur. Futbolli luhet për tifozët dhe mbështetësit, ndaj do të bëjmë maksimumin për t’i kënaqur”, përfundoi ai.

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

4 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

4 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

5 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

5 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

5 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

5 hours ago