Categories: sport

Dinamo konsolidon grupin, Ilir Daja kërkon përforcime në mbrojtje dhe mesfushë

Dinamo po kalon një periudhë të shkëlqyer, rezultat që lidhet drejtpërdrejt me punën e bërë nga trajneri Ilir Daja. Skuadra ndodhet në një pozicion të favorshëm për të siguruar për herë të disatë pjesëmarrjen në grupet e Conference League, ndërsa në Superiore synon të rikthehet mes ekipeve që luftojnë për titullin.

Të lidhura

None found

Testi i parë do të jetë të enjten, kur Dinamo do të përballet me Pafos në orën 21:00, në stadiumin “Elbasan Arena”. Në prag të kësaj sfide, Daja vlerëson konsolidimin e grupit, ndërsa rikthimi i Ibrahjm Mustafës pritet t’i japë më shumë energji skuadrës. Një tjetër zhvillim pozitiv për trajnerin është edhe vendimi i Bakary Goudiaby për të vijuar qëndrimin te Dinamo.

Pavarësisht këtyre zhvillimeve, Daja beson se ekipi ka ende nevojë për ndërhyrje në merkato. Në planet e tij janë afrimi i një mbrojtësi dhe i një mesfushori, me synimin që këto role të mbulohen nga futbollistë cilësorë dhe të përshtatshëm me skemën e tij.

të fundit

Tërmeti me magnitudë 7.7 trondit Panamanë dhe shkakton dëme të mëdha

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 ballë goditi Panamanë ditën e djeshme, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në ndërtesa…

6 minutes ago

Këmbimi valutor 10 Tetor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 81.5 lekë dhe do shitet me…

12 minutes ago

Reformat e vonuara nga kriza politike i rrezikojnë Kosovës mbi 100 milionë euro

Pas zgjedhjes së presidentes së re dhe funksionalizimit të të gjitha institucioneve, Kuvendit e Qeverisë po u kërkohet që tani…

19 minutes ago

Ndryshimet në Ligjin për Specialen, eksperti austriak paralajmëron BE-në për të ardhmen evropiane të Kosovës

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim lidhur me ndryshimet e miratuara nga Kuvendi i Kosovës në Ligjin për Dhomat e Specializuara,…

20 minutes ago

Si u përdor inteligjenca artificiale nga operativët iranianë për përhapjen e lajmeve të rreme në mediat amerikane?

Ervin B. Hoskins, një gazetar i pavarur amerikan, ka shkruar dhjetëra tekste kritikë ndaj luftës së Shteteve të Bashkuara kundër…

20 minutes ago

He killed his wife and her brother, wounded their cousin and turned himself in! What is known about the serious incident in Kosovo

Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur Gjilanin pasditen e së premtes, më 9 tetor. Dy persona, një grua 27-vjeçare…

23 minutes ago