Categories: sport

Di Maria: Messi i një kategorie tjetër, Ronaldo po vdes të jetë te PSG

Angel Di Maria “ngacmon” Cristiano Ronaldon pas transferimit të Leo Messit te PSG. Argjentinasi ka dhënë një intervistë për TyC Sports në vendlindje dhe thekson se ylli i Juventusit “po mbaron” të jetë pjesë e PSG, ndërkohë që vlerëson maksimalisht “Pleshtin”.

“Cristiano Ronaldo do të vdiste të ishte këtu. Kualiteti dhe numri i lojtarëve te PSG është diccka unike. Kjo nuk ndodh shpesh në klubet dhe të mëdhenjtë gjithmonë duan të jenë me më të mirët.

Cristiano Ronaldo me siguri do donte të ishte këtu, por ata firmosën me Messi dhe për fat është më mirë kështu. Messi është i një kategorie tjetër. Ju i hidhni një gur dhe ai e ndalon, e bën sikur të mos ishte asgjë.

Ai mendon para të tjerëve. Unë kurrë nuk e kam parë diçka të tillë. Kam luajtur me Cristianon, Neymar, Mbappe, Rooney, Van Perise, Ibrahimovic, Benzema, Bale dhe sinqerisht nuk e kam parë kurrë diçka të tillë.

Leo është unik. Për mua është shumë e lehtë të luash me të. Nëse vrapon, ai ta jep topin në këmbë. Nuk ka justifikime. Kam një marrëdhënie shumë të mirë me të, edhe jashtë fushe.

Mendoj se Messi do të ndihem më mirë këtu se në Katalonjë. Me pritjen që ka pasur në Paris, mendoj se ai tani e kupton se kë përfaqëson”, është shprehur Di Maria mes të tjerash.

të fundit

Luka Modriç gjen golin e parë në Serinë A, Milani ia del edhe përballë Bolonjës (VIDEO)

Milani ka regjistruar fitoren e parë në “San Siro” këtë sezon, duke mposhtur Bolognan me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen…

4 minutes ago

Shqiptarët zgjedhin blerjet, jo dijen/ Ja aplikacioni më i shkarkuar gjatë vitit 2024

Shqipëria ka ndjekur të njëjtën tendencë me pjesën më të madhe të vendeve europiane gjatë vitit 2024, duke e renditur…

12 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 15 shtator 2025, dollari amerikan, blihet me 82.2 lekë dhe shitet me 83.5 lekë. Euro, blihet me 96.5…

17 minutes ago

Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme, 15 Shtator 2025

Ditën e sotme, pjesa e parë e ditës do të sjellë dominim të kthjellimeve në të gjithë territorin e vendit.…

23 minutes ago

Shpërthim i fluksit të emigrantëve në Kretë, në një ditë mbërrijnë mbi 80 refugjatë

Mbi 800 emigrantë kanë mbërritur brenda vetëm një dite në Kretë dhe Gavdos, duke vendosur në pikë kritike kapacitetet e…

8 hours ago

“Standarde të dyfishta”/ Katari: Thirrje bashkësisë ndërkombëtare të vendosë sanksione ndaj Izraelit

Kryeministri i Katarit, Mohammed bin Abdelrahman al-Thani, i bëri thirrje sot bashkësisë ndërkombëtare që të “ndalojë së përdoruri standarde të…

9 hours ago