sport

Di Maria: Isha gati të kaloja tek Barcelona vetëm për të luajtur me Messin

Angel Di Maria dhe Lionel Messi janë miq të ngushtë jashtë fushës dhe kanë krijuar një lidhje të mirë në fushë me kombëtaren argjentinase, megjithatë anësori i Paris Saint-Germain ka pranuar se ishte afër t’i bashkohej Messit në Barcelonë më herët në karrierën e tij.

Di Maria ishte i lidhur me një kalim në Camp Nou kur kontrata e tij në Paris do të skadonte, megjithëse ai rinovoi në Parc des Princes.

Të lidhura

None found

“Isha shumë afër të shkoja te Barcelona. Nëse do të shkoja do të kishte qenë vetëm për të luajtur me të. Kur ai u largova isha i lumtur, ishte gjëja më e mirë që më ndodhi, të luaja me të është një ëndërr që kam pasur, është diçka unike,” tha Di Maria për TNT Sports.

Kur iu prezantua Topi i Artë 2021, Messi vuri në dukje se sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski duhet të kishte fituar çmimin e vitit 2020, i cili u anulua për shkak të pandemisë COVID-19.

“Unë mendoj se me atë që ai [Messi] tha, atë që pashë dhe dëgjova, kjo tregon se ai është një njeri në çdo aspekt, duke e kërkuar atë siç bëri para të gjithëve, përfshirë njerëzit që organizojnë Topin e Artë. Dhe e bën sikur të ishte asgjë, sikur të fliste me ndonjë njeri normal. Mendoj se ajo që bëri ishte fenomenale. Unë nuk e di nëse ai bën apo mendon si njerëzit e tjerë, ai është i natyrshëm i tillë. Ai kënaqet duke luajtur, ai kënaqet duke bërë atë që bën. Nuk mendoj se ai ushqehet me gjëra të tjera për të qenë më i miri ose të përmirësohet çdo vit.

Është e natyrshme dhe gjithçka i vjen natyrshëm, ai fitoi Topin e Artë sepse është më i miri në botë”./h.ll/albeu.com

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

4 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

5 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

5 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

5 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

5 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

5 hours ago