Merkatoja verore në Serie A është mbyllur me disa lëvizje të kushtueshme nga klubet italiane. Në krye të renditjes qëndron Gonçalo Ramos, i transferuar te Milani nga PSG-ja, ndërsa skuadra kuqezi ka siguruar dy pozicionet e para në listë.
None found
Milani realizoi blerjen më të shtrenjtë të kësaj vere në kampionatin italian, duke marrë Ramosin nga PSG-ja për një shumë rekord në historinë e klubit.
Po te Milani, marrëveshja për Diego Moreiran mund të arrijë vlerën e 65 milionë eurove në rast se plotësohen të gjitha bonuset e parashikuara.
Juventusi renditet në vendin e tretë falë transferimit përfundimtar të Randal Kolo Muanit nga PSG-ja, një operacion që mund të shkojë deri në 50 milionë euro.
Renditja nuk përfshin rastet kur klubet e Serie A aktivizuan gjatë kësaj vere detyrimet për blerjen e lojtarëve të huazuar sezonin e kaluar. Napoli, për shembull, e bleu përfundimisht Rasmus Højlund për 44 milionë euro, ndërsa Juventusi finalizoi transferimin e Loïs Opendës për 42 milionë euro.
Një shpenzim i rëndësishëm u regjistrua edhe nga Como. Klubi pagoi rreth 60 milionë euro për të marrë 50 për qindëshin e mbetur të kartonit të Nico Paz nga Real Madridi.
Lista e dhjetë transferimeve më të shtrenjta të kësaj vere në Serie A është si më poshtë:
1. Gonçalo Ramos – PSG → Milan: 74 milionë euro + bonuse
2. Diego Moreira – Strasbourg → Milan: 65 milionë euro me bonuse
3. Randal Kolo Muani – PSG → Juventus: 50 milionë euro me bonuse
4. Moise Kean – Fiorentina → Como: 40 milionë euro, përfshirë huazimin dhe transferimin përfundimtar
5. Jonathan Rowe – Bologna → Atalanta: 40 milionë euro, përfshirë huazimin dhe transferimin përfundimtar
6. Santiago Castro – Bologna → Roma: 35 milionë euro + bonuse
7. Curtis Jones – Liverpool → Inter: 35 milionë euro me bonuse
8. Djed Spence – Tottenham → Inter: 35 milionë euro me bonuse
9. Kerim Alajbegovic – Bayer Leverkusen → Juventus: 35 milionë euro me bonuse
10. Trevoh Chalobah – Chelsea → Como: 30 milionë euro + bonuse
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka publikuar një përgjim që, ngre dyshime për manipulime të kryera nga Albert Nushi,…
Sergio Conceicao ka shkaktuar polemika me deklaratat e tij për periudhën e kaluar te Al-Ittihad, duke kritikuar kulturën e punës,…
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka publikuar një përgjim që, ngre dyshime për manipulime të kryera nga Albert Nushi,…
Hoffenheim mori një fitore të madhe në udhëtim te Borussia Monchengladbach, duke qenë e para këtë edicion si mysafir.Skuadra gjermane…
Real Madridi ka regjistruar një fitore të madhe në shtëpi ndaj Sevillas, në kuadër të xhiros së nëntë në La…
Të paktën 160 arrestime janë bërë në Milano në katër orët e fundit për incidentet e reja që ndodhën në…