sport

Giroud do largohet në verë, Milani gjen zëvendësuesin e francezit te PSG

Me largimin e Olivier Giroud në Los Angeles FC në MLS, Milani është në kërkim të një zëvendësuesi të përshtatshëm për sulmuesin francez.

Ndër opsionet e shqyrtuara, klubi Rossoner po shikon nga afër Goncalo Ramos, por ka një pengesë financiare që duhet kapërcyer me ndihmën e Paris Saint-Germain.

Të lidhura

None found

Sulmuesi francez ka nënshkruar me skuadrën amerikane dhe Milani qysh tani ka filluar të mendojë për zëvendësuesin e tij.

Goncalo Ramos, ka dëshmuar vlerën e tij në Paris Saint-Germain që nga nënshkrimi në janar, duke kontribuar me nëntë gola në 30 paraqitje këtë sezon.

Megjithatë, kostoja e lartë e transferimit të tij, të paktën 50 milionë euro dhe paga e tij është jashtë mundësive buxhetore të Milanit.

Pavarësisht kësaj pengese financiare, Milani mund të konsiderojë një opsion interesant: një huazim me një opsion për të blerë. Nëse PSG do të ishte e gatshme të negocionte këtë lloj marrëveshjeje, kjo mund ta bënte transferimin e Ramos në San Siro më të realizueshëm për klubin italian.

Krahas konsideratave financiare, Ramos ka kaluar edhe një periudhë të vështirë në jetën e tij, pasi u shtrua në spital për shkak të një infeksioni në zorrën e trashë që e la të dobësuar fizikisht.

Megjithatë, sulmuesi është rikthyer në gjendje fizike dhe e paraqet veten si një opsion emocionues për Milanin, pasi ata kërkojnë të forcojnë linjën e tyre sulmuese. /Telegrafi/

të fundit

Kërçeli rejects claim over “€1 billion”: €6.5 million worth of energy was imported from Serbia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

57 minutes ago

Kërçeli kundërshton pretendimin për “1 miliardin”: Nga Serbia u importuan 6.5 milionë euro energji

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

1 hour ago

Jensen Huang’s resignation rocks Nvidia: Espionage suspicions expose bigger issues

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

2 hours ago

Dorëheqja e Jensen Huang trondit Nvidia-n: dyshimet për spiunazh zbulojnë çështje më të mëdha

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

3 hours ago

Liga e Kombeve ka shtatë çerekfinalistë, Danimarka dhe Norvegjia vendosin biletën e fundit

Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…

3 hours ago

36-year-old firefighter dies after falling from a cliff while hiking in Missouri

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…

3 hours ago