sport

Destinacion i ri për Asllanin, Interi hap dyert jashtë Italisë! Mesfushori i Kombëtares refuzoi më parë

Lojtari kuqezi i kombëtares, Kristjan Asllani, është pranë largimit nga Torino, pasi klubi i Seria A i ka komunikuar Interit se mesfushori nuk është në planet e tyre për pjesën e mbetur të sezonit.

Ditën e sotme u zbulua se zikaltrit e ofruan te Fiorentina, ndërsa një zgjidhje e re del në pah së fundmi.

“Sportmediaset” tregon se dyert janë hapur për Asllanin, që të kryhet një transferim jashtë Italisë. Fakt është se mesfushori shqiptar ka luajtur vetëm në Seria A deri tani.

Asllani refuzoi gjatë verës, që të largohej nga Italia. Tashmë situata duket më ndryshe dhe dëshirat e tij duket se do kalojnë në plan të dytë.

Mbetet për t’u mësuar se cili klub do t’i afrohet këtij transferimi. Torino e ka kapur Interin të papërgatitur në këtë moment, ndërsa mendohej se huazimit do t’i shkohej deri në fund.

Për këtë zikaltrit nuk kanë pranuar prishjen e huazimit në mënyrë të njëanshme. Asllani është parë si dështim, pasi u derdhën 1.5 milionë euro vetëm për huazimin që shkoi pak muaj.

të fundit

Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës, Mario Çela mbërrin në Rinas

Vëllai i Suel Çelës, Mario Çela ka mbërritur në Rinas. Ai u arrestua në nëntor të vitit 2024 nga autoritetet…

12 minutes ago

Shorti i UEFA Nations League, Duka: Shqipëria do të përgatitet maksimalisht, prioritet sfidat e marsit

Presidenti i FSHF, Armand Duka ka komentuar shortin e Shqipërisë në Grupin C1 të UEFA Nations League. Në një prononcim…

38 minutes ago

90 vota pro dhe 1 kundër, Kuvendi i Kosovës miraton Rezolutën në mbrojtje të 4 ish-krerëve të UÇK-së

Me 90 vota pro dhe një kundër, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së. Burimet…

1 hour ago

Hodhën molotovë drejt Kryeministrisë dhe Parlamentit gjatë protestës së PD, dalin të premten para gjykatës 7 nga të arrestuarit

7 nga 21 protestuesit e arrestuar gjatë protestës kombëtare të 10 shkurtit, të organizuar nga opozita, do të dalin ditën…

1 hour ago

“Kam menduar boll edhe për ty”/ ‘Puthje’ mes Gimbos dhe Selin, banorja: Mos e tepro me fjalët

Kristi u zgjodh lider i shtëpisë dhe avantazhi i tij ishte të zëvendësonte një banor të shtëpisë me një nga…

2 hours ago

Negociatat në kampin e opozitës/ Në forumin e dialogut politik morën pjesë 15 parti, munguan sërish Shehaj dhe Qori

Sali Berisha qëndroi jashtë forumit të dialogut, por partitë e reja nuk u tunduan. Agron Shehaj dhe Arlind Qori bojkotuan…

2 hours ago