Categories: sport

Dështon atletja e parë transgjinore në Lojërat Olimpike, e nis keq provën e parë

Atletja transgjinore Laurel Hubbard  shkoi historinë në Lojërat Olimpike, por dështoi në çdo tentim për të ngritur peshë +87 kilogramë në garën e grave në peshëngritje në Tokio.

Hubbard, nga Zelanda e Re, u bë transgjinorja e parë që merr pjesë në Olimpiadë në një kategori ndryshe nga ajo në të cilën ishte lindur.

Të lidhura

None found

Por pas një tentimi të dështuar për t’i ngritur 120 kilogramë dhe dy përpjekjeve të dështuara për t’i cuar 125 kilogramë, gara në Tokio mori fund për të.

Ajo kishte garuar në ngjarjet sportive të meshkujve në të kaluarën, para se të deklarohej publikisht si transgjinore në vitin 2013.

Pjesëmarrja e saj në Tokio 2020 shkaktoi shumë polemika, pasi shumë njerëz u ankuan se ajo do të kishte një përparësi të padrejtë ndaj garueseve të tjera.

“Nuk jam plotësisht e pavetëdijshme për polemikat rreth pjesëmarrjes sime në këto Lojëra”, tha Hubbrd pas eliminimit.

43-vjeçarja e fitoi të drejtën për të garuar në Lojëra Olimpike kur Komiteti Olimpik Ndërkombëtar i ndryshoi ligjet në vitin 2015, duke ua lejuar atletëve transgjinorë të garojnë si gra, nëse niveli i testosteroneve është nën një prag të caktuar.

Testosteroni është hormon i cili e rrit masën muskulore.

të fundit

Kërcënime të reja për bomba në fluturimet europiane, autoritetet hetojnë burimin

Një valë e re kërcënimesh për vendosjen e bombave në avionë ka shkaktuar ndërprerje dhe masa të shtuara sigurie në…

15 seconds ago

Sveçla pledges further support for police as budget reaches €173 million

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se Qeveria do të vazhdojë ta mbështesë Policinë e…

16 seconds ago

KEK workers announce protest over wages

Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) pritet të dalin në protestë më 12 nëntor. Protesta, sipas Sindikatës së Re…

33 seconds ago

Serbia, Lista Studentore propozon javë pune katërditore dhe ndryshime në sistemin e pensioneve

Lista Studentore në Serbi ka nisur menjëherë nga puna, e ka prezantuar një paketë propozimesh për reformimin e tregut të…

33 seconds ago

Kosovo Police’s 63rd class graduates as Kurti pledges support for new cadets

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka përgëzuar gjeneratën e 63-të të Policisë së Kosovës, e cila diplomoi sot,…

51 seconds ago

Kallas nga Varshava: Ukraina të integrohet në sigurinë evropiane, Putin nuk mund ta bllokojë

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, deklaroi këtë të premte nga Varshava se Ukraina duhet të integrohet…

52 seconds ago