sport

Derbi Tirana-Partizani/ Një rast për moviolë, skandali qëndron te vëzhguesi i ndeshjes (VIDEO)

Një moment i diskutueshëm u regjistrua në minutën e 82-të, në derbin mes Tiranës dhe Partizanit, pas prekjes së topit me dorë brenda zonës nga ana e mbrojtësit Halili, por për gjyqtarin Lata, gjithçka u konsiderua e rregullt.

Vendimi është i drejtë, ndonëse kjo lloj penalltie është dhënë në kampionatin shqiptar. Në të njëjtën linjë ishte edhe Klajdi Kola, i cili ishte edhe vëzhguesi i FSHF-së, për këtë takim. (VIDEO)

Të lidhura

None found

Në interpretimin që ish-arbitri i bëri rastit për emisionin “Super Gol”, ai deklaroi: “Arbitri e kishte përgatitur ndeshjen ashtu siç duhej, ndeshje derbi. Dyluftimet që lejoheshin dhe ndonjë karton tek-tuk. Një moment i diskutuar ishte prekje e topit me dorë, por totalisht në pozicion natyral. Futbollisti i Partizanit ndryshon drejtimin e topit dhe godet në portë. Futbollisti i Tiranës bën një kërcim dhe është totalisht në pozicion natyral. Dorën e hap topi, kjo prekje është me dorë në pozicion natyral. Topi ia çon dorën mbrapa. Shkon topi te dora apo dora te topi? Këtu qartë shkon topi te dora. Futbollisti mbrojtës nuk bën asnjë lëvizje për të prekur topin me dorë. Nëse ky rast do të vërshëllehej për 11-metërsh, sistemi VAR do ta kishte anuluar. Këto prekje me dorë shihen gjithmonë me dorën në pozicion natyral”, tha Kola.

Një skandal më vete ky që vazhdon dhe askush nuk e vë ujin në zjarr, pasi në asnjë kampionat serioz vëzhguesi i ndeshjes nuk jep opinione në TV. “Në fundin e pjesës së parë iu thashë lojtarëve është e sigurt që do ta fitojmë derbin”, Orges Shehi: Ja si ia dolëm ndaj Partizanit. /PANORAMASPORT.AL

të fundit

Bardhi responds to Rama after attack on students: Shameful to smear citizens, while for SPAK defendants he demands presumption of innocence

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar, pasi kryeministri Edi Rama…

17 seconds ago

Two education unions to stand with students tomorrow, rally at 11:00 outside the Prime Minister’s Office and at 14:00 outside the Ministry of Education

Mbështetja për protestën kombëtare të studentëve, e paralajmëruar për të shtunën, më 24 tetor, po zgjerohet edhe në radhët e…

45 seconds ago

Customs director Besmir Beja resigns after Rama’s request to agency heads

Besmir Beja, i cili mbante postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, është larguar nga detyra me dorëheqje. Informacioni u…

1 minute ago

Restaurimi i Valanicës dhe Mullirit në Bellobrad të Dragashit merr fund

Ka përfunduar restaurimi i Valanicës dhe Mullirit në fshatin Bellobrad të Dragashit, ka njoftuar ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci. “Dy…

1 minute ago

Policia dhe OSBE-ja zhvillojnë diskutime për sigurinë në shkolla në katër komuna

Policia e Kosovës, në partneritet dhe me përkrahjen e misionit të OSBE-së në Kosovë, ka organizuar tryeza diskutimi me moton…

2 minutes ago

Kurti: Our goal is beyond question—to defend the country and have Kosovo’s army join NATO

“Qeveria e Kosovës synon të investojë mbi 1 miliard euro në ushtri gjatë këtij mandati. Zhvillimi i Forcës së Sigurisë…

3 minutes ago