Komisioni Kundër Dhunës në Spanjë ka vendosur një gjobë prej 3.001 eurosh ndaj Real Madridit, pasi mbështetësit e klubit shfaqën një baner me mesazh kritik ndaj presidentit të La Ligës, Javier Tebas, në takimin me Sevillan më 18 tetor.
Klubi madrilen u ndëshkua për shkak se nuk arriti të parandalonte hyrjen dhe ekspozimin e atij baneri brenda stadiumit “Santiago Bernabeu”.
None found
Teksti i shkruar në baner ishte: “Nuk është futboll, është Tebas dhe Negreira”, ku të dy emrat ishin të theksuar me ngjyrat e Barcelonës. Gjatë atij takimi, tifozët patën intonuar edhe kore kundër kreut të La Ligës.
Ngjarja ndodh në një moment kur tensionet mes Javier Tebas dhe Real Madridit janë përshkallëzuar ndjeshëm. Më herët, klubi madrilen kishte kërkuar shkarkimin e tij, pasi Tebas i kishte krahasuar ankesat e Realit për arbitrimin me taktikat e Joseph Goebbels, ministrit të propagandës në Gjermaninë naziste.
Nga ana e tij, Tebas kishte pohuar se drejtuesit e klubit madrilen qëndronin pas protestave të organizuara kundër tij.
Përfshirja e emrit Negreira në atë baner lidhet me një çështje që mbetet në qendër të diskutimeve në futbollin spanjoll — pagesat e Barcelonës ndaj Jose Maria Enriquez Negreira, ish-nënkryetarit të Komitetit Teknik të Gjyqtarëve në Spanjë.
Megjithatë, raporti i Komisionit Kundër Dhunës nuk u fokusua te përmbajtja e mesazhit të tifozëve, por te dobësitë e sigurisë në stadium.
Sipas dokumentit, u konstatuan mangësi në kontrollet e hyrjes dhe në mbikëqyrjen e spektatorëve, pasi në tri raste ishte mundësuar futja dhe shpalosja e një baneri të madh pa njoftimin paraprak të kërkuar dhe pa certifikatën që vërteton rezistencën e materialit ndaj zjarrit.
Edhe pse shuma prej 3.001 eurosh nuk është e konsiderueshme për Real Madridin, ky rast shërben si një tjetër tregues i përplasjeve të vazhdueshme mes klubit madrilen dhe presidentit të La Ligës.
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë theksuar se Jakup Krasniqit i është lejuar vizita në Kosovë për arsye…
Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër seancë plenare, duke filluar nga ora 11:00, në të cilën janë paraparë për…
Një simulim i publikuar së fundmi nga faqja e specializuar “Football Meets Data” ka zbuluar një tjetër skenar se si…
Deputeti socialist Erion Braçe, ka kërkuar largimin nga qeveria të ministrave që nuk realizojnë shpenzimet e planifikuara në buxhetin e…
Pak para fotos në grup të udhëheqësve të Samitit Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), Vladimir Putin iu afrua Donald Trump dhe…
Në një të ardhme të afërt, në përputhje me rekomandimet e Bashkimit Evropian, termi "pornografi me fëmijë" do të hiqet…