Një lajm i hidhur ka ardhur mbrëmjen e ndeshje nga Spanja, ku mesfushori i Kombëtares tonë i cili aktivizohet me Espanol, Keidi Bare ka lënë fushën e lojës në minutën e 74 të ndeshjes.
Bare ndjeu shqetësime gjatë pjesës së dytë dhe menjëherë kërkoi zëvendësim pasi nuk mund të vazhdonte dot.
Ekipi kundërshtar i Alaves nuk kishte ndërmend ta ndalte lojën pasi menduan se e gjitha kjo ishte për të vonuar lojën pasi Espanyol ishte në avantazh minimal.
Ende nuk dihet nëse 24 vjeçari e ka vetëm ngarkesë fizike apo ka një dëmtim serioz që do të përkthehej në një mungesë shumë të rëndësishme për Kombëtaren për ndeshjet e tetorit që jana shumë afër.
Dihet që Keidi Bare është një nga mesfushorët më të mirë që ne kemi në dispozicion dhe një pike e fortë për trajnerin Reja. /albeu.com/
Një ngjarje tragjike është shënuar pak më parë në fshatin Bogdan të Beratit ku një shtetas ka mbetur viktimë nga…
Armando Broja është prezantuar sot si futbollisti më i ri i klubit të Bërnlit. Dhe video e prezantimit të tij…
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen i ka kërkuar Izraelit të rishqyrtojë zgjerimin e operacioneve ushtarake në Gaza,…
Gjykata Kushtetuese në Prishtinë ka dhënë vendimin e saj lidhur me mënyrën e zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit të Kosovës.…
Ministria e Mbrojtjes ka reaguar lidhur me situatën e zjarreve në vend. Sipas njoftimit gjatë orëve të fundit janë evidentuar…
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur Qafë Koshovicë, ku një automjet tip “Benz” ka dalë…