Categories: sport

Dëmtimi i Adrion Pajazitit shqetëson Shqipërinë, mesfushori rrezikon disa javë mungesë

Adrion Pajaziti u bashkua sipas planit me grumbullimin e Kombëtares së Shqipërisë, por gjatë ditës pritet t’u nënshtrohet ekzaminimeve të tjera mjekësore. Këto kontrolle do të përcaktojnë shkallën e dëmtimit dhe kohën e nevojshme për rikuperim.

Të lidhura

None found

Mesfushori i Hajdukut u dëmtua të dielën në derbin e Adriatikut ndaj Rijekës dhe dyshohet se ka prekur muskulin kuadriceps. Nuk përjashtohet as mundësia e një këputjeje, ndërsa diagnoza përfundimtare ende nuk është konfirmuar.

Nëse këputja e muskulit konfirmohet, vlerësimet e para parashikojnë një mungesë prej tri deri në katër javësh. Në këtë rast, Pajaziti do të largohej nga grumbullimi kuqezi dhe nuk do të mund të luante as në dy ndeshjet e rëndësishme që Hajduku ka pas pushimit ndërkombëtar.

Futbollisti shqiptar ka qenë një nga lojtarët e rëndësishëm të skuadrës së Gonzalo Garcias gjatë këtij sezoni. Ai numëron 14 paraqitje në të gjitha garat, me një gol dhe dy asistime.

Në kampionat, Pajaziti ka startuar nga minuta e parë në të shtatë ndeshjet e zhvilluara deri tani.

Tani pritet që stafi mjekësor i Kombëtares së Shqipërisë të përcaktojë përmasat e sakta të dëmtimit. Pas këtij vlerësimi do të bëhet e qartë nëse ai do të jetë i gatshëm për ndeshjet e rëndësishme që Hajdukun e presin në tetor.

të fundit

Analiza e ecurisë së Kosovës në Ligën e Kombeve: sukseset dhe pengesat e Dardanëve në podcastin “Arena e Yjeve

Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, gazetarët e Telegrafit, Lavdim Pireva, Shkumbin Pireva dhe Bardh Maxhuni, diskutojnë…

4 minutes ago

Ben-Meir: 600 mijë dollarët e lobimit në SHBA duhet të sjellin rezultate konkrete

Rikthimi i Kosovës në lobimin profesional në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas më shumë se dy vjetësh pa një…

5 minutes ago

Indrit Tuci i jep fitoren Olimpija Ljubjanës ndaj Kalcer Radomijes në kampionatin slloven

Olimpija Ljubjana ka marrë fitoren përballë Kalcer Radomije [...]Read More...

12 minutes ago

Ministrja Pacolli njofton ndërhyrje në Badovc e Batllavë, teksa vazhdojnë rrënimet në Ujman

Rrënimi i ndërtimeve pa leje pranë liqenit të Ujmanit po vazhdon, ndërsa Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor paralajmëron ndërhyrje…

12 minutes ago

Protesta qytetare në Tiranë, marshim drejt Rrugës së Elbasanit me thirrje për dorëheqjen e Ramës

Prej orës 14:00 vijon protesta qytetare kundër qeverisë. Pas qëndrimit për disa orë para Ministrisë së Arsimit, protestuesit kanë zhvendosur…

13 minutes ago

Ron Raçi i siguron fitoren Hajdukut të Splitit me golin vendimtar

Mbrojtësi i Kosovës, Ron Raçi, ishte vendimtar të shtunën mbrëma në fitoren e Hajdukut të Splitit. Raçi e realizoi golin…

21 minutes ago