Ermedin Demirovic ishte protagonisti kryesor i suksesit 3-1 të Stuttgartit kundër Vikingut në Ligën e Kampionëve.
Bomberi boshnjak realizoi të gjitha golat e skuadrës gjermane, duke siguruar një het-trik në një ndeshje të dominuar në pjesën më të madhe nga Stuttgarti.
None found
Goli i parë erdhi në minutën e 20-të, kur Demirovic përfitoi nga asistimi i Angelo Stillerit dhe shënoi me një volej spektakolar.
Vikingu reagoi vetëm dy minuta më vonë, duke barazuar rezultatin përmes Zlatko Tripicit. Megjithatë, Demirovic riktheu avantazhin e Stuttgartit në minutën e 26-të, me një goditje të fuqishme që e çoi rezultatin në 2-1.
Sulmuesi boshnjak vulosi het-trikun në minutën e 32-të. Pas asistimit të Deniz Undavit, ai goditi menjëherë dhe e dërgoi topin në rrjetë për 3-1.
Me tre golat e tij, Demirovic i dha Stuttgartit një fitore të rëndësishme ndaj Vikingut dhe u bë lojtari i parë i klubit gjerman që realizon një het-trik në Ligën e Kampionëve.
Irani pretendon se ka sulmuar 10 anije pranë Ngushticës së Hormuzit, në përgjigje të sulmeve amerikane që, sipas Uashingtonit, fundosën…
Bashkimi Evropian sot i dha Spanjës ndihmë emergjente prej rreth 115 milionë eurosh për ta mbështetur atë në krizën e…
Mbahet sot në 9 shtator protesta e 102 qytetare kundër qeversë së kryeministrit Edi Rama. Një nga qytetarët tha se…
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në një postim në Facebook, ka shkruar se partneriteti me Shtetet e Bashkuara mbetet i…
Valentino MuratajNë një prononcim të fundit për mediat ka folur mesfushori i Partizanit Valentino Murataj [...]Read More...
Barcelona e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme edicionin e ri të Ligës së Kampionëve, duke mposhtur…