Johan Manzambi, mesfushori ofensiv i Aston Villas, është kthyer në një emër që po shqyrtohet nga Barcelona, pas paraqitjeve të forta që ka bërë në nisje të aventurës së tij në Ligën Premier.
Futbollisti zviceran iu bashkua klubit anglez gjatë verës, pasi Aston Villa pagoi 60 milionë euro për ta transferuar nga Freiburgu. Ai u përshtat shpejt me skuadrën e re.
None found
Në tetë paraqitje në të gjitha kompeticionet, 21-vjeçari ka shënuar tre gola dhe ka dhënë katër asistime.
Gazeta Diario Sport raporton se Deco, drejtori sportiv i Barcelonës, do ta ndjekë nga afër Manzambin në ndeshjen e sontme në “Camp Nou”. Skuadra katalunase pret Aston Villan në një takim të rëndësishëm të Ligës së Kampionëve.
Sezoni aktual mund të jetë vendimtar për karrierën e mesfushorit te Aston Villa, ndërsa performancat e tij kanë tërhequr vëmendjen e drejtuesve të Barcelonës.
Klubi anglez, megjithatë, nuk pritet të pranojë lehtësisht largimin e tij, pasi e konsideron Manzambin një investim afatgjatë për të ardhmen.
Është prezantuar sistemi unik “e-Gjoba”, një platformë që synon të unifikojë administrimin dhe ndjekjen e gjobave administrative nga institucionet shtetërore.…
Rreth një muaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt, në pranga të policisë ka rënë edhe ish-vjehrra e saj, Nurije Syla.…
Drafti i ligjit të ri për Dhomat e Specializuara në Hagë pritet të përfundojë këtë javë, për t'u proceduar më…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka ngritur shqetësime lidhur me mënyrën e regjistrimit të aseteve të KEDS-it, të financuara…
Deputetët e opozitës kanë kërkuar që Bordi i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK) të raportojë para Komisionit…
Rreth një muaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt, në pranga të policisë ka rënë edhe ish-vjehrra e saj, Nurije Syla.…