Drejtori i Barcelonës, Deco, thuhet se po shikon trajnerin e Portos, Sergio Conceicao, si zëvendësuesin e Xavit.
Catalunya Radio raporton se drejtori i Barçës ka miratuar bashkëkombësin e tij si pasues të spanjollit. Ky i fundit ka bërë të ditur se largohet në fund të sezonit nga gjigantët katalanas.
Aksionet e Conceicaos janë rritur në Porto, ku ai ka fituar tre trofe të Primeira Liga dhe tri Kupa të Portugalisë. Ai ka drejtuar 259 fitore në 357 ndeshje në Estadio do Dragao. Skuadra e tij aktualisht është e treta në Ligën e Portugalisë dhe është gjithashtu në 1/16 e Ligës së Kampionëve të UEFA-s, përballë Arsenalit.
Kontrata e teknikut portugez me Dragoes skadon në fund të sezonit. Kjo i jep Barcelonës mundësinë e përsosur për të nisur një lëvizje për të.
Xavi njoftoi se do të largohet nga gjiganti katalanas në fund të sezonit pas humbjes 5-3 ndaj Villarrealit. Skuadra e tij ka luftuar për të përsëritur kampionatin e tyre fitues të La Ligës 2022-23, duke u renditur i treti, 10 pikë prapa liderit aktual Real Madridit.
Blaugranët janë lidhur me disa trajnerë evropianë si zëvendësues të mundshëm të Xavit. Këto përfshijnë Mikel Artetan e Arsenalit, Imanol Alguacil të Real Sociedad dhe Michel Sanchez (Girona), sipas FC Barcelona Noticias.
Megjithatë, Conceicao duket të jetë kandidati kryesor i Barçës për të pasuar Xavi. Deco në dukje është një adhurues i trajnerit portugez i cili drejton Porton që nga viti 2017. /Telegrafi/
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni të pasigurt për ndjenjat e…
Është shfaqur një klip në Prime të Big Brother VIP Kosova 4 për Klodian Mihajn, Elijona Binakajn e Londrim Mekajn.…
Londrim Mekaj ka hedhur dyshime për Klodian Mihajn nëse është biseksual. Në klipin përmbledhës që u publikua në Prime shihet…
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit mbeten të larta, teksa sundimtarët e linjës së ashpër në Teheran kanë përsëritur…
Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka reaguar pas ikjes së dritave ndë disa zona të Tiranës. Në reagim thuhet se…
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se Rusia ka përgatitur një sulm masiv kundër Ukrainës, duke u bërë thirrje…