Turet e para të Kupës FA zakonisht dhurojnë episode interesante, pasi në lojë janë si skuadrat e mëdha, ashtu edhe ato të futbollit amator dhe shpeshherë, ekipet u bëjnë vend lojtarëve të rinj në radhët e tyre.
Kështu ka ndodhur edhe me Rori Fineran i cili ka debutuar në moshën 15-vjeçare me skuadrën e Bllekbërn në ndeshjen kundër Kembrixh Junajtid. Ai ishte zëvendësues në fundin e pjesës së dytë të sfidës që skuadra e tij fitoi me shifrat 5-2 duke kaluar në turin tjetër.
None found
Por ajo që u bëri përshtypje të gjithëve ishte se Fineran mbante një fanellë pa sponsor. Shumëkush mendoi se ishte një gabim i magazinierit, që nuk kishte përgatitur një fanellë të duhur për lojtarin e ri debutues. Por më pas u mësua se gjithçka kishte lidhje me emrin e sponsorit.
Bllëkbërn sponsorizohet nga një kompani cigaresh elektronike, por Fineran është nën moshën e lejuar për të konsumuar duhan e kësisoj, ligji e ndalon që ta reklamojë në veshje në aktivitete publike. Ndaj edhe fanella e tij nuk mbante emrin e sponsorit, në një ditë që gjithsesi ai nuk do ta harrojë kurrë. /panoramasport/
Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka bërë të ditur se punimet në segmentin rrugor Kijevë–Zahaq po…
Sonte (e mërkurë) do të mësohet finalisti tjetër i Kupës së Botës 2026, ku Anglia do të përballet me Argjentinën.Të…
Fansat e reperit amerikan duket se e shijuan performancën e tij në Tiranë, por mbetën të pakënaqur me organizimin e…
Gjatë orëve të natës, forcat e sistemeve pa pilot të Ukrainës arritën të godasin 20 mjete lundruese ruse në Detin…
Dy apartamente, përkatësisht 1+1 dhe 2+1 dhe një garazh, u sekuestruan me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së…
Bundesrati ka paraqitur një nismë ligjore për ndalimin e mohimit të së drejtës së Izraelit për ekzistencë. Hapi i radhës…