Categories: kosovë

Basha: Brenda shtatë ditësh pritet hapja e bajpasit te Ura e Dollcit në rrugën Kijevë–Zahaq

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se puna në segmentin Kijevë–Zahaq vijon, ndërsa bajpasi pranë Urës së Dollcit, që po krijon vonesa në komunikacion, pritet të pastrohet brenda shtatë ditësh.

Në një publikim në Facebook, Basha bëri të ditur se ka parë nga afër zhvillimin e projektit. Ai pranoi se ndërhyrjet e mëdha në këtë aks rrugor kanë sjellë pengesa të përkohshme për ngasësit, banorët dhe bizneset e zonës.

Të lidhura

None found

Sipas tij, shqetësimi kryesor aktual në qarkullim lidhet me bajpasin te Ura e Dollcit, i cili është krijuar për shkak të minimit të asaj pjese të rrugës.

Basha tha se në terren ka biseduar me inxhinierët e operatorit ekonomik dhe se, bazuar në vlerësimet e tyre, kjo nyje do të pastrohet brenda shtatë ditësh. Kjo pritet të mundësojë kthimin e qarkullimit në rrugën ekzistuese.

Gjatë vizitës, ministri në detyrë tha se janë trajtuar edhe vështirësitë teknike që shoqërojnë realizimin e projektit, si dhe është kërkuar që punimet të marrin një ritëm më të lartë.

Ai theksoi se segmenti rrugor Kijevë–Zahaq do të ketë intensitet dhe dinamikë më të mirë të punimeve.

Në përfundim, Basha kërkoi falje nga qytetarët për pengesat dhe pritjet në trafik, duke deklaruar se institucionet dhe operatorët po bashkëpunojnë në terren për zgjidhjen sa më të shpejtë të problemeve dhe për përfundimin e kësaj rruge të rëndësishme.

të fundit

Haradinaj kritikon sponsorët dhe tërheqësit e ligjit pas shtyrjes së seancës për Gjykatën Speciale

Anëtari i Kryesisë së Aleancës, Daut Haradinaj, ka reaguar sot pas shtyrjes së seancës lidhur me Ligjin për Gjykatën Speciale.…

3 minutes ago

Tchouameni qëndron te Real Madridi deri në vitin 2032

Pas Arda Gulerit, mesfushori francez Aurelien Tchouameni, është futbollisti i radhës që rinovon kontratën me skuadrën e Real Madridit. Klubi…

7 minutes ago

Kosova nis shpërndarjen e patentë-shoferëve të parë profesionalë

Shpërndarja e patentë-shoferëve të parë profesionalë u bë sot në Agjencinë e Regjistrimit Civil (ARC) të Ministrisë së Punëve të…

13 minutes ago

Austria Lustenau pritet ta transferojë përfundimisht Kaçurin

Reprezentuesi i Kosovës, Dion Kaçuri mund të mos kthehet te Baseli në verë kur përfundon sezoni aktual. Ai gjatë verës…

13 minutes ago

Deputetja e LVV-së: “Oj Kosovo, Kosovo” është himn i projektit irredentist të Millosheviqit, presim kërkimfalje politike

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbreshë Kryeziu-Hyseni, ka reaguar ndaj interpretimit të këngës nacionaliste serbe, në mbrëmjen hapëse të Forumit të…

14 minutes ago