sport

Debutimi me Kombëtaren kuqezi, Trajneri Rolando Maran bën ndryshime në formacionin kundër Izraelit

Këtë të mërkurë, Shqipëria do të luajë një ndeshje miqësore ndaj Izraelit, e cila njëkohësisht do të jetë e para për kuqezinjtë nën drejtimin e trajnerit italian Rolando Maran.

Tekniku nuk ka pasur kohë të mjaftueshme për të përgatitur këtë takim, duke qenë se skuadra ka zhvilluar vetëm 2 seanca stërvitore nën drejtimin e tij, megjithatë vetë trajneri u shpreh se ua ka dhënë idetë e tyre lojtarëve.

Të lidhura

None found

Në debutim me Shqipërinë, pritet që Maran të bëjë ndryshime në formacion dhe menjëherë, do të provojë që të luajë me skemën e preferuar dhe pritet që të ketë një Shqipëri me 4-3-1-2.

Në portë, me shumë gjasa do të jetë Alen Sherri titullar, ndërkohë që në mbrojtje pritet të jetë Mitaj dhe Hysaj nga krahët, e në qendër të ketë hapësirë për dyshen Gjimshiti-Ajeti.

Në mesfushë, me shumë gjasa do të jenë Shehu, Asllani dhe Ramadani që do të jenë më shumë në ndihmë të mbrojtjes, ndërkohë që më i avancuar, pritet të jetë Nedim Bajrami, në rolin e organizatorit i cili është në balotazh me Anis Mehmetin.

 

 

Dyshja e sulmit, me shumë gjasa do të përbëhet nga Armando Broja dhe Myrto Uzuni, megjithëse edhe Daku është një alternativë për ta nisur titullar. Ditën e sotme, trajneri pritet të ndajë përfundimisht edhe formacionin duke qenë se ka dilema deri në momentin e fundit, jo vetëm për titullarët, por edhe për skemën të cilën do të përdorë.

të fundit

Kërçeli rejects claim over “€1 billion”: €6.5 million worth of energy was imported from Serbia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

3 hours ago

Kërçeli kundërshton pretendimin për “1 miliardin”: Nga Serbia u importuan 6.5 milionë euro energji

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

3 hours ago

Jensen Huang’s resignation rocks Nvidia: Espionage suspicions expose bigger issues

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

5 hours ago

Dorëheqja e Jensen Huang trondit Nvidia-n: dyshimet për spiunazh zbulojnë çështje më të mëdha

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

5 hours ago

Liga e Kombeve ka shtatë çerekfinalistë, Danimarka dhe Norvegjia vendosin biletën e fundit

Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…

5 hours ago

36-year-old firefighter dies after falling from a cliff while hiking in Missouri

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…

5 hours ago