Mesfushori i Kombëtares, Juljan Shehu, foli në prag të ndeshjeve miqësore nën drejtimin e trajnerit të ri, Rolando Maran. Ai deklaroi se duhet të krijojnë një identitet të ri dhe se do luajë ai lojtar që e meriton më shumë.
“Mendoj se çdo trajner ka idetë e veta përsa i përket pozicionimit të lojtarëve në fushë, nuk e di nëse do të jem më përpara apo në të njëjtin pozicion, e rëndësishme është që sa herë të jem në fushë me Kombëtaren të jap maksimumin dhe më të mirën për ekipin. Nuk e di saktësisht ku do të jem se trajneri ka idetë e veta për lojën, do të bëj maksimumin nëse do jem para ose do të jem më mbrapa.
None found
Çdo trajner dëshiron ta krijojë ekipin në bazë të ideve që ka, mund të ketë ndryshime dhe është normale që të ketë përderisa trajneri është i ri. Shpresoj që këto dy ndeshje të jenë shumë të rëndësishme për ne, përsa i përket vazhdimësisë që do kemi në ndeshjet e Ligës së Kombeve në shtator, do të bëjmë maksimumin dhe të ndërtojmë identitetin tonë me trajnerin e ri.
Çdo lojtar që vjen në ekipin Kombëtar e meriton të jetë përderisa është këtu, çdo pozicion dhe çdo vend është i hapur për gjithsecilin dhe do të luajë ai që meriton të luajë”, tha Shehu në konferencën e zakonshme për shtyp.
Kryetari i sapozgjedhur i Komunës së Bërvenicës, Arkin Jahiji sot mori zyrtarisht detyrën e kryetarit nga ku tha se do…
Sistemi i pagesave në Maqedoninë e Veriut po hyn në një fazë të re me zbatimin e standardit ndërkombëtar ISO…
Mbrojtësi i krahut, Ivan Balliu ka vendosur të tërhiqet nga Kombëtarja e Shqipërisë. Lajmin për tërheqjen e futbollistit të Rayo…
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) i ka bindur edhe dy talentë të tjetër për të përfaqësuar Kosovën.Bëhet fjalë për…
Akademiku Arsim Bajrami ka propozuar themelimin urgjent të një komisioni shtetëror të ekspertëve juridikë, i cili do të analizonte aktgjykimin…
Demokratët Evropianë kanë reaguar në lidhje me situatën e protestave në Shqipëri, duke u ndalur tek kufizimet e të drejtës…