Lillestromi siguroi një fitore të pastër 0-3 në transfertë ndaj Aurskog/Finstadbru, në takimin e vlefshëm për raundin kualifikues të Kupës së Norvegjisë.
None found
Kjo sfidë shënoi edhe debutimin e Betim Hasanajt me ekipin norvegjez. Talenti 18-vjeçar u aktivizua si titullar dhe qëndroi në fushë gjatë gjithë 90 minutave, duke lënë përshtypje mjaft të mira. Për të ishte një ditë e veçantë, jo vetëm për shkak të suksesit 3-0 të Lillestromit, por edhe falë paraqitjes së tij bindëse.
Thirrja për ekipin e parë erdhi si vlerësim për paraqitjet e tij pozitive me grupmoshat e klubit, i cili konsiderohet ndër më të mirët në elitën e futbollit norvegjez.
Hasanaj dallohet për forcën fizike dhe ndërhyrjet agresive në duele. Ai është i përshtatshëm për një skemë me katër mbrojtës, mund të luajë si pjesë e një tresheje në qendër të prapavijës, ndërsa gjithashtu mund të kontribuojë përpara mbrojtjes në rolin e mesfushorit difensiv.
Kombëtarja e Kosovës ka bërë një ndryshim të madh në përbërjen e saj gjatë viteve të fundit, duke i dhënë…
Mikel Arteta do të përfitojë më shumë se 17.5 milionë euro në vit nga kontrata e re me Arsenalin, teksa…
Raphinha ka marrë një vendim surprizë për të ardhmen e tij jashtë fushës, duke zgjedhur një agjent të ri në…
Pas disa orësh përballjeje intensive me flakët, zjarri i përmasave të mëdha që shpërtheu në kodrat pranë Parkut Arkeologjik të…
Një zjarr i madh ka rënë këtë mbrëmje në 22 shtator pranë autostradës Thumanë-Kashar. Siç shikohet në pamje, flakët janë…
Vetëdorëzimi i Vlora Hysenit pak orë pasi SPAK lëshoi komunikatë zyrtare përmes së cilës bëri me dije akuzat që rëndojnë…