Pas një periudhe tre-mujore si agjent i lirë që nga largimi nga Real Madridi, ylli austriak David Alaba ka arritur një marrëveshje për të ardhmen e tij. Sot, ai ka pranuar një ofertë të re që e çon në një kapitull të ri të karrierës.
Sipas informacioneve të gazetarit Fabrizio Romano, Alaba është duke udhëtuar drejt Italisë, ku gjatë ditës së sotme (e mërkurë) pritet të firmosë kontratën me Udinesen.
None found
Të gjitha pikat e marrëveshjes mes klubit italian dhe mbrojtësit me karrierë të gjatë janë harmonizuar plotësisht. Tani mbetet vetëm që Alaba të kalojë testet mjekësore sapo të mbërrijë në Udine.
Edhe pse është 34 vjeç, vitet e fundit për lojtarin janë karakterizuar më tepër nga mungesat për shkak të dëmtimeve sesa nga minutat e luajtura me fanellën e Realit.
Për pesë sezonet e fundit, ai ka qenë pjesë e Real Madridit, ndërsa më parë kaloi një dekadë të tërë duke veshur ngjyrat e Bayern Munichut.
Me bavarezët, austriaku ngriti lart 10 herë trofeun e Bundesligës dhe fitoi dy herë Ligën e Kampionëve. Po aq trofe të Champions-it shtoi edhe me Real Madridin, ku u shpall gjithashtu kampion i Spanjës.
Sa i përket Udineses, ekipi ka regjistruar një fillim të vështirë në këtë edicion të Serie A, duke grumbulluar tre humbje, një fitore dhe një barazim në pesë ndeshjet e para. Kjo formë e vendos skuadrën në vendin e 13-të në renditjen aktuale.
Anëtari i Këshillit Kombëtar, Ilir Alimehmeti, i ftuar në News24, ka komentuar protestën studentore që vijon prej ditësh në Tiranë,…
Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar një muaj paraburgim për Albert Sylën, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt. "Gjykata…
Një shtëpi që fsheh nën tokë një labirint të vërtetë me tunele dhe dhoma të shumta është shitur në ankand…
Pas takimit me kryeministrin Mickoski dhe ministren e Arsimit dhe Shkencës Janevska, përfaqësuesit e kuvendeve studentore thonë se nuk kanë…
Rritja e numrit të pasagjerëve në dy aeroportet të Maqedonisë së Veriut vazhdon me fillimin e orarit dimëror të fluturimeve.…
Fitorja e Listës së Studentëve në zgjedhjet e 25 tetorit 2025 në Serbi mund të shënojë një kthesë të rëndësishme…