sport

Dardanët mbajtën stërvitjet e fundit, në mesditë udhëtojnë drejt Norvegjisë

Kombëtarja e Kosovës e ka mbajtur paraditen e sotme seancën e fundit stërvitore para udhëtimit në Oslo, ku të mërkurën do të luajë miqësoren me Norvegjinë.

Edhe në stërvitjen e sotme përzgjedhësi Franco Foda ka pasur në dispozicion të gjithë futbollistët e grumbulluar, derisa për shkak të një shqetësimi të vogël muskular, Elbasan Rashani ka stërvitur i diferencuar nga grupi.

Të lidhura

None found

Në seancën e sotme e cila nuk ka qenë aq e ngarkuar për shkak të udhëtimit, krahas ushtrimeve fizike dhe lojës me top, Foda një pjesë të konsiderueshme ia ka kushtuar skemave të ndryshme të lojës, me të cilat synon t’i kundërvihet suksesshëm Norvegjisë.

Pas stërvitjes Vedat Muriqi dhe Valon Berisha ndanë opinionet e tyre për punën e bërë gjatë pesë ditëve të këtij grumbullimi si dhe për pritjet që kanë për miqësoren në Oslo.

Vedat Muriqi: “Si zakonisht e kemi filluar kampin me intensitet të lartë të stërvitjeve siç e dëshiron trajneri. Sot e patëm anën taktike dhe tani i dimë dobësitë e Norvegjisë dhe jemi të gatshëm ta përballojmë këtë sfidë. Ata kanë lojtarë superyje botërore, por nëse bazohemi te Haaland edhe ne kemi kapitenin tonë që e ka fituar Serinë A, ka luajtur në Ligën e Kampionëve, kështu që nuk besoj se Haaland do ta ketë të lehtë kundër nesh dhe sidomos Amirit. Futbolli nuk është vetëm me lojtar individ, por individët mund të jenë çelësi i fitores, por në këtë aspekt mendoj se Norvegjia përveç individëve nëse dëshiron të na mposhtë duhet të jetë kompakte. Mendoj se ne jemi më të fortë kolektivisht, derisa në aspektin individual duhet të jemi të sinqertë sepse nuk mund të krahasohemi. Besoj që në stadium do të jetë një numër i madh i kosovarëve që jetojnë në Norvegji. Atje është edhe familja e Valon Berishës dhe të gjithë janë të mirëseardhur. Edhe pse është vetëm miqësore ne shkojmë për fitore”.

Valon Berisha: “Po, jemi të gatshëm. Kemi pasur disa ditë të forta të stërvitjeve, sot ka qenë më shumë seancë taktike. Trajneri na ka organizuar mirë dhe jemi përgatitur mirë. Ushtrimet kanë qenë intensive, pasi kemi pasur nevojë, sepse disa lojtarë kanë pasur pauzë 10 ditore para se të grumbullohemi këtu. Është një ndeshje e veçantë, sepse familja ime jeton atje, atje jam rritur dhe i kam marrë hapat e parë në futboll. Ata më kanë vlerësuar shumë dhe më kanë dhënë shumë besim kur kam qenë i ri. Kam debutuar për Norvegjinë shumë herët. Sigurisht se do të jetë një ndjenjë e përzier, por gjithmonë e kam ndjerë veten shqiptar dhe e kam kënaqësinë dhe privilegjin që të luaj për Kombëtaren e Kosovës. Por, normalisht se është një ndeshje e veçantë sepse njoh shumë lojtarë, por edhe pjesëtarë të stafit që ende punojnë aty e që kanë qenë në kohën time dhe padyshim do të jetë një ndeshje më e veçantë se të tjerat. Ka shumë shqiptarë në Norvegji sidomos në pjesën e Oslos, kështu që besoj se do të ketë shumë tifozë shqiptarë që do të na ndjekin nga afër dhe do të na japin energji shtesë për të bërë paraqitje sa më të mirë”.

Kombëtarja e Kosovës, sot pasdite, udhëton në Oslo, derisa nesër e zhvillon stërvitjen e fundit para miqësores me Norvegjinë, në “Ullevaal Stadion”. /Telegrafi/

të fundit

Kusari: Bekim Sejdiu is the candidate for a President who unites all of Kosovo

Kryetarja e partisë Alternativa, parti kjo që është në kualicion me Lëvizjen Vetëvendosje, Mimoza Kusari I ka ftuar të gjithë…

17 seconds ago

PDK Cancels Conference After VV-LDK Agreement on President

Partia Demokratike e Kosovës e ka anuluar konferencën e paraparë për në ora 14:00. Anulimi i kësaj konference u bë…

43 seconds ago

LDK to hold meeting tomorrow with its Presidency and Parliamentary Group

Lidhja Demokratike e Kosovës do të mblidhet nesër, pas marrëveshjes që arriti kryetari i kësaj partie Lumir Abdixhiku dhe kryeministri…

1 minute ago

Abdixhiku: Bekim Sejdiu, a dignified and responsible candidacy for President of Kosovo

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas dakordimit me Lëvizjen Vetëvendosje për kandidatin e përbashkët për president të Kosovës,…

2 minutes ago

Bekim Sejdiu: Accepting the presidential candidacy is a service to Kosovo

Bekim Sejdiu, kandidati i propozuar për president të Republikës së Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje,…

2 minutes ago

Bekim Sejdiu, the candidate who brought VV and LDK together for the presidency

Pas disa ditësh negociatash dhe takimesh mes Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut, VV dhe LDK kanë arritur marrëveshje për emrin…

2 minutes ago