sport

Kosova kryen stërvitjen e radhës para ndeshjes me Norvegjinë, mungon Zhegrova, lëndohet Rrahmani

Përfaqësuesja e Kosovës ka kryer me sukses edhe seancën e radhës stërvitore para ndeshjes miqësore me Norvegjinë në Oslo.

Dardanët e kanë mbajtur seancën e tretë stërvitore në Kampin Nacional në Hajvali, në kuadër të grumbullimit për miqësoren e qershorit kundër Norvegjisë.

Të lidhura

None found

Përzgjedhësi Franco Foda, ka vazhduar të përqendrohet në aspektin taktik, duke punuar intensivisht në fazën e sulmit e mbrojtjes si dhe në tranzicionin e këtyre dy fazave gjatë lojës.

Në stërvitje për shkak të një shqetësimi të vogël ka munguar Edon Zhegrova, derisa stërvitjen para kohe e ka ndërprerë edhe kapiteni Amir Rrahmani, në konsultim me stafin mjekësor, pasi ka ndjerë shqetësim të vogël.

Futbollistët tjerë të gjithë kanë qenë në formë të mirë dhe duke u përgatitur maksimalisht për të marrë minutat e tyre në këetë ndeshje.

Stërvitjen e radhës, Dardanët pritet ta zhvillojnë nesër (e diel) në orën 11:00. /Telegrafi/

të fundit

Ofensiva e Audi për vitin 2027: 7 modelet e reja që do të sfidojnë BMW dhe Mercedes

Audi po vazhdon transformimin e gamës së saj të automjeteve, duke përgatitur disa modele të rëndësishme për vitin 2027. Prodhuesi…

2 minutes ago

Pas 1.200 tentativash dhe dy muaj stërvitje, Hovi realizon manovrën e pamundur me motoçikletë

Motoçiklisti realizon për herë të parë në botë një “kickflip” me motoçikletë.Banks Hovi ka realizuar një marifet që më parë…

2 minutes ago

Kurti bën të ditur ecurinë e projekteve të banimit social dhe të përballueshëm në disa komuna

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se projektet për ndërtimin e banimit të përballueshëm dhe social në disa komuna…

3 minutes ago

Largohen nga Kryeministria dhe pushtojnë rrugët e Tiranës, protestuesit nisin lëvizjen e papritur

Grupi i protestuesve që qëndronte para godinës së Kryeministrisë është larguar t dhe ka rinisur marshimin nëpër rrugët e Tiranës.…

11 minutes ago

Kerjota realizon golin e dytë sezonal në Skoci, debutimi me Kombëtaren mbetet në pritje

Sabah Kerjota Sabah Kerjota ka gjetur golin e tij të dytë sezonal në ndeshjen që skuadra e tij Hearts po…

14 minutes ago

Edi Paloka on Elisa Spiropali: she seemed to me like an abandoned wife begging her husband to return and would forgive him

Deputeti i PD-së Edi Paloka, i ftuar në emisionin Kjo Javë në News24 komentoi akuzat e Elisa Spiropalit ndaj qeverisë,…

21 minutes ago