Categories: sport

Dara O’Shea: Fokusi ynë i plotë është te sfida me Kosovën, iu shmangëm rrjeteve sociale

Para takimit me Kombëtaren e Kosovës, mbrojtësi irlandez Dara O’Shea deklaroi se skuadra e tij është përpjekur të ruajë unitetin dhe të mos përfshihet nga buja e krijuar në ditët e fundit.

Të lidhura

None found

O’Shea zbuloi se futbollistët e Irlandës kanë provuar të distancohen nga zhurmat dhe polemikat e ditëve të fundit, të shkaktuara prej deklaratave për Izraelin, duke e konsideruar prioritare ndeshjen kundër Kosovës.

“Sigurisht që kjo javë ka sjellë mjaft trazim. Përparësia jonë si lojtarë është se futemi menjëherë në një flluskë mbrojtëse. Jemi munduar t’u rrimë sa më larg rrjeteve sociale dhe të qëndrojmë të lidhur me njëri-tjetrin,” u shpreh fillimisht O’Shea gjatë konferencës për mediat.

Mbrojtësi i ekipit irlandez e lavdëroi edhe përfaqësuesen e Kosovës, duke pranuar se grupi i tij është plotësisht i ndërgjegjshëm për vështirësitë që i presin në këtë duel.

“Nesër na pret një përballje e rëndësishme dhe e gjithë vëmendja jonë ka qenë aty. Kosova ka treguar se është një skuadër fantastike dhe ne jemi gati për këtë provë,” shtoi ai më tej.

I pyetur për një diskutim të paralajmëruar brenda ekipit, lidhur me vendimin nëse do të shtrëngojnë duart me lojtarët izraelitë në ndeshjen e radhës, O’Shea sqaroi se për momentin e gjithë përqendrimi është te sfida imediate.

“Që në krye të javës ramë dakord që të premten do të takohemi dhe do ta shqyrtojmë çështjen si grup. Tani kemi një ndeshje për të cilën duhet të përqendrohemi. Sapo ajo të përfundojë dhe të vijë e premtja, do të ulemi të gjithë bashkë si një trup i vetëm dhe do ta diskutojmë,” përmbylli mbrojtësi i Irlandës.

Në kuadër të Ligës së Kombeve, Kosova dhe Irlanda do të ndeshen të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim në orën 20:45.

të fundit

Ish-futbollisti i Chelseat sulmohet në një restorant, raportohet se u godit me shuplaka

Ish-mbrojtësi i Chelseat, Malang Sarr, raportohet se është përballur me një incident të pazakontë gjatë një darke me bashkëlojtarët në…

3 minutes ago

Rama është arkitekti që u jep pushtet drejtuesve/ Ina Zhupa pas arrestimit të Vlora Hysenit: Siguria kombëtare në pikëpyetje

Arrestimi i drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ka ngritur shqetësime të forta politike për sigurinë kombëtare dhe…

6 minutes ago

Kurti kërkon që Kampi Bondsteel të bëhet bazë e përhershme e SHBA-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në New York, ka zhvilluar një takim me kongresistin amerikan George Latimer, me…

14 minutes ago

Toshkovski: Maqedonia duhet të fokusohet në arritje të prekshme dhe zbatim autentik të normave evropiane

Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski duke folur sot në sesionin e 75-të të dialogut të Konventës Kombëtare për Bashkimin Evropian…

14 minutes ago

Bashkëpunimi në sektorin e mbrojtjes me Amerikën, Maqedonci shfaq fotot nga sesioni M2M

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë sot se punëtoria Vjetore M2M në Kosovë rikonfirmoi fuqinë e partneritetit tonë në…

14 minutes ago

Në Strumicë ndalohen dy persona dhe konfiskohen 680 kilogramë bimë pas zbulimit të plantacioneve ilegale të kanabisit

SPB Strumicë, pranë Prokurorisë Themelore Publike në Strumicë, ka paraqitur kallëzim penal kundër Z.M. (34) dhe A.T.G. (30), të dy…

15 minutes ago