Trajneri i Partizanit, Ilir Daja, shprehu keqardhje për gabimin e mbrojtësve në momentin e golit të shënuar nga Ibraimi në derbin që përfundoi në barazim 1-1.
Sipas teknikut të skuadrës së kuqe, gabimet janë pothuajse “copy-paste”.
Në prononcimin për “Gol pas Goli”, Daja ndër të tjera u shpreh: “Gabimet janë pothuajse copy-paste në çdo ndeshje. Nëse do ta mbanim portën të paprekur në ndeshjet e zhvilluar nuk do të kishim marrë 4 barazime.
Kemi përdorur në këto 4 ndeshje të gjithë kontingjentin që kemi. Kemi marrë informacion për çdo lojtar. E keqja është që ky informacion merret në ndeshje zyrtare. Ndryshuam edhe vendosje, për ti dhënë qetësi mbrojtjes, por edhe sot u gabua pa asnjë presioni.
Duhet të vepronim më mirë në mënyrën e dinamikës së aksionit. Në momentin që nuk pësojmë gol do ta kemi më të lehtë për të shkuar te fitorja.
Duhet konsoliduar akoma më shumë edhe manovra. Kemi dhe një variant tjetër për të luajtur me lojtarët që kemi. Mbetet për t’u parë në javët në vazhdim. Duhet t’iu japim më shumë superioritet mbrojtësve, lojën e ndërtojmë nga poshtë, edhe pa na vënë në presion kundërshtari, gabojmë vetë. Me lojtarët që kemi mendoj që kjo mund të jetë skema më efikase.
Pushimi pas kësaj ndeshjes, do na japë mundësinë për të automatizuar manovrën dhe për të provuar ndonjë sistem që nuk e kemi provuar deri tani”.
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni të mbështetur nga partneri juaj…
Qipriotët grekë dhe turq shënuan të dielën 51-vjetorin e pushtimit të Qipros nga Turqia në vitin 1974, një ngjarje që…
Ankthi është një shqetësim i zakonshëm, shpesh i lidhur me ngjarjet e përditshme të jetës dhe i perceptuar si kalimtar.…
Shtëpia e Bardhë duket se po shpreh shqetësime në lidhje me Benjamin Netanyahun pas sulmeve të Izraelit në Siri. Siç…
Një shkëmbim i pazakontë videosh në rrjetet sociale ka rikthyer në vëmendje tensionet e heshtura mes Egli Takos dhe familjarëve…
Një qytetarë ka denoncuar se kush e privatizoi bazën ushtarake të Porto Palermos. Denoncimi i qytetarit vjen vetëm disa javë…