Pas përfundimit të derbit të kryeqytetit, të mbyllur në barazimin 1-1, trajneri i Dinamos, Ilir Daja, foli për mediat edhe lidhur me ndëshkimin e tij me karton të kuq në minutën e 40-të.
Daja deklaroi se skuadra e tij ishte superiore përpara daljes së tij nga pankina, ndërsa theksoi se nuk dëshironte të ndalej gjatë te arbitrimi. Sipas tij, shqetësimi kryesor lidhej me situatat e krijuara në pankinë, pasi nuk kishte mundësi të drejtonte ekipin nga aty.
None found
“Kjo ndeshje mund të ishte luajtur pak më vonë, në mënyrë që të kishte më shumë spektakël, sidomos duke pasur parasysh ngjeshjen e kalendarit. Sa i përket kartonit të kuq te Dinamo, ndeshjen e kishim përgatitur me Ismajlin deri dje, por ndryshimin e bëmë vetëm në seancën e fundit.
Nuk do të merremi shumë me arbitrimin. Ajo që më shqetëson janë problemet që lidhen me pankinën, sepse nuk mund ta gjykoja dot ndeshjen. Deri në momentin e kartonit të kuq, ne ishim superiorë”, u shpreh trajneri i Dinamos.
Ai tregoi gjithashtu se, para sfidës, kishte diskutuar me Nanin për minutazhin që mund të përballonte. Daja vlerësoi organizimin defensiv dhe sakrificën e lojtarëve, ndërsa zbuloi edhe mesazhin që u kishte dhënë në dhomat e zhveshjes: nëse secili do të jepte 10% më shumë, mungesa e lojtarit të ndëshkuar me karton të kuq do të kompensohej.
Duke folur për nervozizmin, Daja tha se kishte dashur ta shmangte atë situatë. Ai përmendi edhe përgatitësin atletik të skuadrës, të cilin e cilësoi si një person tejet të edukuar. “Kur e pyeta pse mori karton të kuq, më tha: ‘Anësori m’u përgjigj shumë keq’”, tregoi ai.
“Nëse vazhdoj të flas për këtë, do të dal nga vetja. Për shkak të këtij arbitri jam ndëshkuar edhe në finalen e Kupës. Me këtë arbitër nuk është e drejtë”, shtoi Daja.
Sa i përket aspektit taktik, ai tha se Lorani ishte aktiv kryesisht në linjat anësore dhe se lojtari me numrin 8 mund të kishte qëndruar më pranë zonës. Sipas tij, në pjesën e dytë loja ndryshoi dhe futbollistët bënë gjithçka që mungesa e lojtarit të ndëshkuar të mos ndihej shumë.
Daja shpjegoi se, nëse ekipi do të kishte luajtur me katër mbrojtës, do të kishte tentuar të shfrytëzonte shpejtësinë e lojtarëve për të sulmuar në thellësi. Megjithatë, Dinamo nuk arriti të gjente një lojtar dhe nuk mundi të kalonte në skemën me katër mbrojtës. “Mund ta kishim kapur kundërshtarin në kundërsulme”, përfundoi ai.
Në Prishtinë po mbahet dita e dytë e protestës së organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, pas vrasjes…
Sulmuesi i Grasshoppersit Samuel Krasniqi ka bërë të ditur se ende nuk ka vendosur se kë të përfaqësojë në nivelin…
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka përshëndetur miratimin në lexim të dytë të Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe…
Ndërsa OTP Bank përballet me shqyrtim rregullator për aktivitetin e saj në Rusi dhe blerjen e Luminor Bank në Baltik,…
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar lidhur me transferimin e Erion Veliajt në burgun e Fierit, pas spekulimeve mediatike…
Rasti i Arlinda Zekajt solli sot tri zhvillime të reja. Në qendër të tyre mbetet pyetja e përgjegjësisë politike. Kuvendi…