Marc Cucurella vlerësoi lojën e Real Madridit kundër Sevillas, duke veçuar kontrollin, ritmin dhe angazhimin e të gjithë ekipit.
None found
Në intervistën për Real Madrid TV, mbrojtësi tha se skuadra nisi mirë dhe arriti të dallonte momentet kur duhej të qarkullonte topin me qetësi dhe kur duhej të përshpejtonte lojën.
“Që në fillim bëmë një ndeshje të mirë. E kuptonim kur të kontrollonim lojën dhe kur të luanim me më shumë shpejtësi. Ishin 90 minuta shumë të mira”.
Sipas Cucurellas, rezultatet pozitive e lehtësojnë punën dhe u tregojnë futbollistëve çfarë niveli duhet të arrijnë për të garuar mes më të mirëve.
“Kur fiton, gjithçka bëhet më mirë dhe më e lehtë. Në Romë patëm pak frikë, por arritëm ta përmbysnim situatën. Kjo na bën të kuptojmë se duhet të japim gjithmonë 100 për qind. Secili ka kontribuar dhe këtë rrugë duhet të ndjekim”.
Ai foli edhe për rëndësinë e ndeshjeve në shtëpi, duke theksuar se Santiago Bernabeu është një stadium imponues, veçanërisht për shkak të cilësisë së lojtarëve të Real Madridit.
“Kjo ka shumë rëndësi. Të luash këtu nuk është e lehtë, sepse stadiumi imponon respekt, sidomos kur sheh cilësinë e lojtarëve tanë. Nëse e kthejmë Bernabeun në një fortesë, gjithçka do të jetë më e lehtë”.
Reali do të luajë në Ligën e Kampionëve gjatë mesjavës, përpara sfidës me rivalin e përbetuar, Barcelonën, në “Camp Nou”.
Ilir DajaNë mbi 20 vite karrierë si trajner profesionist, Ilir Daja kurrë nuk është përballur me një trysni të tillë…
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të lagura, njofton LAMM.Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave…
Këtë të shtunë, me anë të një reagimi në llogarinë e tij në “Facebook”, kryebashkiaku Erion Veliaj, ka reaguar për…
Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës i është dhuruar roboti i parë tokësor pa ekuipazh (UGV), i prodhuar në Kosovë nga…
Në Maqedoninë e Veriut kemi rënie të numrit të udhëtarëve që e shfrytëzojnë autobusin. Në tremujorin e tretë të këtij…
Pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë vendosur pranë shtëpisë së ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, në lagjen Velania të Prishtinës,…