Categories: sport

Cristiano Ronaldo i vitit 2008 shpallet fituesi më i mirë i Topit të Artë në histori

Revista franceze France Football ka prezantuar çmimin B.O.A.T. (Më i Miri i Topave të Artë të të Gjitha Kohërave), vetëm dy ditë pas ceremonisë së Topit të Artë. Vlerësimi synon të përcaktojë edicionin më të mirë të trofeut në histori dhe fitues është shpallur Cristiano Ronaldo për vitin 2008.

Për portugezin, ky ishte Topi i parë i Artë në karrierë. Në votim, edicioni i tij mposhti atë të Lionel Messit të vitit 2012. Dy yjet kryesojnë renditjen e 12 edicioneve më të votuara, ndërsa në vendin pas tyre vjen Ronaldo Nazario me çmimin e vitit 2002.

Të lidhura

None found

Ndryshe nga praktika e zakonshme, këtë herë votat nuk u dhanë nga gazetarët. France Football ia la zgjedhjen përdoruesve të revistës, të cilët duhej të përcaktonin edicionin më të mirë të Topit të Artë.

Në votim mund të merrnin pjesë futbollistët që e kishin fituar trofeun së paku dy herë në karrierën e tyre. Zgjedhja bëhej për një vit të caktuar, si për shembull Messi i vitit 2012 ose Ronaldo i vitit 2008.

Mes kandidatëve ishin disa prej emrave më të njohur të futbollit: Messi, Ronaldo, Ronaldo Nazario, Marco van Basten, Michel Platini, Karl-Heinz Rummenigge, Kevin Keegan, Franz Beckenbauer, Johan Cruyff dhe Alfredo di Stefano.

Pjesëmarrja në votim kushtonte një euro për çdo votë. Gjithashtu, votuesit mund të fitonin dy bileta për ceremoninë e Topit të Artë në vitin 2027.

Sipas mediumit francez, 5 mijë e 9 persona votuan më shumë se një herë. Nga këta, 44 morën pjesë nga 10 deri në 26 herë, 300 votuan pesë deri në nëntë herë, ndërsa 4 mijë e 665 persona dhanë nga dy deri në katër vota.

Pas votimit të organizuar nga France Football, edicioni i Cristiano Ronaldos i vitit 2008 u shpall më i miri në historinë e Topit të Artë.

të fundit

Konjufca njofton për nisjen e punës në Strategjinë Shtetërore për Hagën dhe hapat e ardhshëm

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka bërë të ditur se është mbajtur mbledhja konstituive e Grupit…

3 minutes ago

Çitaku: Grupi Punues shfaq unitet dhe përkushtim në mbrojtje të UÇK-së

Ushtruesja e Detyrës së Kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka njoftuar se sot është mbajtur mbledhja e parë e Grupit…

3 minutes ago

Ilir Daja pret një derbi rivalizues: Dinamo synon vetëm fitoren ndaj Tiranës

Ilir DajaSuksesi 2-1 ndaj kampionëve të Egnatias ka rikthyer optimizmin te Dinamo, ndërsa tashmë “përplaset” për derbin e kryeqytetit kundër…

4 minutes ago

Fines of up to 500,000 lekë for violations at assemblies as government approves new legal measures

Qeveria ka miratuar nismat e para të paketës së re ligjore kundër dhunës, të prezantuar pas protestave të dhunshme. Masat…

5 minutes ago

Government approves 5 million lek for Erion Vishkulli’s medical treatment

Qeveria ka miratuar një sërë vendimesh në mbledhjen e sotme, që përfshijnë mbulimin e shpenzimeve të mjekimit për Erion Vishkullin…

6 minutes ago

Sommarøy and the idea of living without clocks: what the BBC found on the island seven years later

Sommarøy, një fshat i vogël peshkatarësh në Arktikun norvegjez, u bë i famshëm në vitin 2019 për një nismë të…

6 minutes ago