Sulmuesi Andrea Belotti nuk po kalon një moment aspak të mirë me fanellën e Torinos, ku mban edhe shiritin e kapitenit, por vlerat e tij nuk diskutohen dhe jo më kot emir i tij po lakohet shumë si përforcimi më i mundshëm i Napolit.
Belotti kërkohet me ngulm nga Genaro Gattuso, ndërsa duket se edhe drejtuesit e klubit janë dakord me trajnerin, për të afruar në skuadër një sulmues potent që do të shtonte urinë e skuadrës dhe njëkohësisht cilësinë në repartin e avancuar.
None found
Për t’i “hedhur benzinë zjarrit” ka menduar ish drejtuesi i Milanit, Massimo Mirabelli, i cili ka dhënë një intervistë për radion napolitane Kiss Kiss, ku ndër të tjera ka konfirmuar se belotti është një nga të preferuarit e Gattusos.
“Kur ishte te Milani, Gattuso vlerësonte shumë Belottin dhe disa herë na kërkoi t’ia vinim në dispozicion. Ishim në një mendje me të, por nuk arritëm të bindim dot Torinon, ndonëse morëm miratimin e sulmuesit. Me Belottin Napoli do të bënte një goditje mjaft të bukur, pasi do të kënaqte edhe Gattuson, që vlerëson sulmuesin jo vetëm për golat, por edhe për grintët që e karakterizon”, deklaroi Mirabelli.
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…
Kutia e shpejtësive është një nga pjesët kryesore të çdo veture dhe defektet në të mund të shkaktojnë shpenzime të…