Sipas ish-futbollistit të Barcelonës, Cristian Tello, Lamine Yamal nuk do të kishte zënë një vend në formacionin bazë të skuadrës katalanase në vitin 2012. Ai vlerëson se konkurrenca në repartin ofensiv të asaj kohe ishte në një nivel të jashtëzakonshëm.
None found
Tello, i cili së fundmi i dha fund karrierës së tij si futbollist, foli për gazetën spanjolle “Sport” lidhur me mundësinë se si do të ishte paraqitur Yamal në atë Barcelonë.
“Nuk besoj se do të ishte titullar. Për të arritur deri te formacioni i parë do ta kishte pasur jashtëzakonisht të vështirë”, deklaroi ai.
Ish-anësori spanjoll shtoi se Yamal me shumë gjasë do të kishte arritur të njëjtin nivel që zotëron sot, por rruga drejt ekipit të parë do të ishte shumë e ndërlikuar.
“Mendoj se do të ishte zhvilluar deri në pikën ku është sot dhe do të kishte shfaqur të njëjtat cilësi, megjithatë rrethanat do ta bënin gjithçka shumë të vështirë”, u shpreh Tello.
Ai kujtoi se në sulmin e Barcelonës së asaj periudhe luanin Alexis Sanchez, Pedro, Villa, Messi dhe Neymar, një grup futbollistësh me klas të veçantë. Për këtë arsye, sipas tij, çdo lojtar i ardhur nga akademia do ta kishte pasur të komplikuar të gjente hapësirë në ekipin e parë.
Tello, i formuar në akademinë La Masia, vuri në dukje gjithashtu se sot futbollistët e moshave 16, 17 dhe 18 vjeç e kanë më të lehtë të afrohen me ekipin e parë.
“Tashmë kjo është bërë më e zakonshme. Në përbërjen aktuale të ekipit të parë ka shumë lojtarë të rinj, ndaj për ta është më e lehtë të depërtojnë”, përfundoi ai.
Një muaj paraburgim i është caktuar Endrit Azemit, i dyshuar për mashtrim, pasi dyshohet se përmes një skeme mashtrimi, duke…
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka bërë të ditur se Endrit Azemi, tashmë i arrestuar, dyshohet se e kishte sajuar historinë…
Shefja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), njëherësh ushtruese e detyrës së kryetares së kësaj partie, Vlora…
Mbi 450 shkolla në Gjermani dhe disa institucione arsimore në Danimarkë janë përfshirë këtë të hënë në një valë kërcënimesh…
Armenia po planifikon të lidhë rrjetin e saj energjetik me atë të Turqisë dhe Azerbajxhanit, në një zhvillim që shënon…
Mësuesit do të marrin një rritje page prej të paktën 7.5 përqind në mars, ndërsa fondet për këtë qëllim janë…