sport

Cristian Shpendi nuk di të ndalet, realizon golin e 15-të sezonal

Cristian Shpendi, talenti kuqezi, vijon të bëjë protagonistin kryesor tek ekipi i tij, Cesena. Sulmuesi shqiptar vijon formën fantastike teksa gjeti sërish rrugën e rrjetës në sfidën kundër Riminit.

Shpendi realizoi golin e dytë për skuadrën e tij në fundin e pjesës së parë (41′). Ky ishte goli i tij i 15 sezonal, duke kryesuar edhe listën e golashënuesve më të mirë në Serie C.

Të lidhura

None found

Me formën e shfaqur këtë sezon, klube të ndryshme nga Serie A dhe Serie B kërkuan shërbimet e sulmuesit të talentuar gjatë merkatos së janarit. Gjithsesi, ofertat nuk bindën klubin emilian, ndërkohë që vera pritet të sjellë hapin e madh për goleadorin shqiptar.

7 herë e ka veshur Shpendi fanellën e Shqipërisë U21. Me kuqezinjtë e vegjël ka shënuar 1 gol, në suksesin fantastik 3-2 ndaj Rumanisë U21. /balkanweb/

të fundit

Tripletë nga Cristian Shpendi, ylli i Kombëtares shkëlqen në suksesin me “5 yje” të Cesenës

Cristian ShpendiTre gola të cilat e çojnë në kuotën e 12-tëve sezonalë [...]Read More...

4 minutes ago

Rikuperimi i plotë i yllit të PSG-së mund të zgjasë deri në tre vjet

Desire Doue do të përballet me një periudhë të gjatë rikuperimi pas këputjes së ligamentit të kryqëzuar anterior në gjurin…

10 minutes ago

Evisa Pacolli përfaqëson Kosovën në finalen e 75-të të Miss Universe në Porto Riko

Evisa Pacolli përfaqëson Kosovën në edicionin e 75-të të Miss Universe, finalja e të cilit mbahet më 24 nëntor në…

19 minutes ago

Shpendi nuk ndalet, sulmuesi i kombëtares shqiptare realizon golin e 9-të sezonal

Cristian ShpendiCristian Shpendi ka gjetur golin e 9-të sezonal, në sfidën që po luhet në këto momente mes Cesenës dhe…

22 minutes ago

Environment state report 2025 reviewed in committee, Pajaziti: priorities remain air, waste and natural resources

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Pajaziti, ka bërë të ditur se Komisioni për Mjedis, Planifikim Hapësinor, Ushqim, Bujqësi, Pylltari, Zhvillim…

26 minutes ago

Andonovski kërkon që Maqedonia të shndërrohet në qendër inovacionesh dhe investimesh digjitale

Procedura më të shkurtra administrative, më shumë shërbime digjitale dhe përdorim më i madh i teknologjive moderne në kompanitë vendase…

26 minutes ago