Në kampionatin anglez janë zbuluar mbi 100 raste, përfshi këtu futbollistë dhe anëtarë të stafit, e në ligën spanjolle dhjetëra lojtarë dolën pozitivë.
Pandemia COVID-19 është rikthyer në futbollin evropian.
Qindra raste, përfshirë këtu futbollistë dhe anëtarë të stafit, kanë rezultuar pozitivë në ligat më të forta të kontinentit.
Në Premierligë është shënuar një numër rekord rastesh.
Në fakt, mediat britanike njoftojnë se 103 anëtarë, futbollistë e pjesëtarë të stafit dolën pozitivë në javën e fundit.
Kjo është shifra më e lartë javore e regjistruar që prej se nisi testimi në muajin maj të vitit të kaluar.
Në përgjithësi, 15.186 lojtarë dhe anëtarë të stafit u testuan për Covid-19 në Premierligë nga 20 deri më 26 dhjetor.
Mbi 20 ndeshje të Premierligës janë anuluar në dy javët e fundit shkaku i rrezikut të përhapjes së variantit të ri, Omicron.
Javën e kaluar, 90 futbollistë dhe anëtarë të stafit në Premierligë dolën pozitivë në testet për Covid-19.
Ndërkohë, varianti i ri ka nisur ta përfshijë edhe futbollin spanjoll, shkruan “Gazeta Express”.
7 raste janë evidentuar vetëm tek Espanyoli, pesë tek lojtarët dhe dy tek stafi teknik.
Kurse, në Barcelonë pozitivë rezultuan Clement Lenglet dhe Dani Alves.
Kohë pas kohe, raste të prekura me COVID-19 po shfaqen edhe në Serie A italiane.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi se më 26 gusht ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të…
Të hënën u konfirmua zyrtarisht se talenti i ri, Leon Avdullahu, ka vendosur t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës, duke refuzuar…
Një lidhje e veçantë midis nipërve dhe gjyshërve shpesh është e vështirë për t’u shpjeguar me fjalë, plot dashuri dhe…
Kris Jenner, e njohur si “momager” dhe ylli i kopertinës së Vogue Arabia për shtatorin, ka zbuluar vendimin e saj…
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe…
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka reaguar sërish pas vendimit të Sali Berishës i cili i do t’i japë…