Philippe Coutinho i është nënshtruar përsëri një operacioni në meniskun në gjurin e tij të majtë, të cilin e dëmtoi në ndeshjen e fundit të Barçës në vitin 2020, kundër Eibarit, dhe që e ka penguar atë të shkelë në fushat e blerta deri tani.
Sipas “Esports3”, mesfushori është kthyer në sallën e operacionit për heqjen e një kisti në gjurin e dëmtuar, që po shkaktonte një rrjedhje të lëngut synovial, që lubrifikon sipërfaqet artikulare dhe ushqen kërcet.
Në fillim, Barça nuk e kishte llogaritur futbollistin brazilian për tre muaj, por pas këtij operacioni të dytë afati për riaftësimit e do të zgjatet më shumë në kohë. Nuk ka një datë të parashikuar për kthimin e tij.
Braziliani e nisi mirë sezonin, por dëmtimi e ka ndarë plotësisht nga skuadra.
Me afrimin e merkatos së verës, duke qenë se nuk i ka përmbushur pritshmëritë me ngjyrat “blaugrana”, emri i tij pritet të ridalë në skenë për një transferim të mundshëm në Angli, ku Arsenali konsiderohet destinacioni më i mundshëm.
Duket theksuar se, nëse Coutinho luan edhe 10 ndeshje të tjera me fanellën e Barçës, klubi katalan do të duhet t’i paguajë edhe 20 milionë euro të tjera te Liverpool, sipas marrëveshjes së nënshkruar kur braziliani la “Anfield” për “Camp Nou”.
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka dhënë miratimin paraprak për licencimin e “JET Bank”, një institucion financiar që synon…
Dashi Për te dashuruarit priten kontradikta te mëdha. Nuk do merreni vesh për asnjë me atë qe keni ne krah.…
Armela Hyseni është banorja më e re në Big Brother VIP 5. Ajo ka lindur në Tiranë dhe fëmijeria e…
Daily Mail i ka kushtuar vëmendje protestave të opozitës në Shqipëri, duke publikuar edhe një video që tregon edhe plasjet…
Stenaldo Mëhilli është banori tjetër që është futur në shtëpinë e Big Brother, edhe pse ai e ka prekur i…
Ritmi i daljes së shqiptarëve jashtë ka qenë më i lartë se ai i hyrjes ë të huajve në vend…